Bordet e Ramës në shërbim të oligarkëve, i zhvaten qytetarëve 340 milionë euro

Duke folur në kryesinë e PD-së, kreu i demokratëve Sali Berisha ka akuzuar bordet e ngritur nga Edi Rama se janë duke vendosur çmimet jashtë çdo llogjike tregu.

Berisha tha se, nga rritja e çmimeve Edi Rama ka mbledhur vetëm si TVSH, 340 milionë euro.

‘Unë mund t’ju them shqiptarëve se bordet për llogari të oligarkëve janë shndërruar në një mjet gjakpirës që rrisin çmimet jashtë çdo logjike tregu. Dy ditë më parë fuçia e naftës në burse ka qenë 108 USD. Nafta në treg ka qenë 2mijë e ca lekë.

Një muaj më parë, kur fuçia e naftës ka qenë po 108 USD, litri i naftës në tregun shqiptar ishte 2240 lek!

Pra, bordet janë bërë zëdhënëse të një shfrytëzimi të egër të qytetarëve shqiptarë. Nuk ka asnjë mundësi tjetër dhe arsye tjetër që kokrra e vezës, litra e qumështit, kg i djathit dhe çfarë djathi që gjysmën e bëjnë me qumësht pluhur, të themi të vërtetën, të kushtojë në Shqipëri 10&% të çmimit të mesatares së BE-së.

Kush e bën këtë? Kush e bën këtë? E bën Bordi. Dhe këto që ju them janë statistika zyrtare të institucionit që kontrollohet nga edi Rama.

Si mundet që nafta në Shqipëri të ketë çmin pothuajse identik me Finlandën, Norvegjinë dhe Zvicrën kur rrogat janë tetë herë më të ulëta dhe kur Shqipëria nxjerr? Nëse Zvicra nuk nxjerr, Shqipëria nxjerr 1 milion ton naftë për të mos thënë që në SHBA është më pak se gjysma e çmimit në Shqipëri.

Shqiptarëve po iu shtrëngohet laku që u ka vendosur Rama me çmimet. Të dhëna shumë të sakta kanë treguar se vetëm nga TVSH e çmimeve të rritura, e çmimeve të rritura, qeveria ka përfituar 340 milionë euro’, tha gjatë fjalës së tij në kryesinë e PD-së, kreu Sali Berisha.

About Redaksia2

Check Also

Vjedhje ordinere/ Si u bë Carlo Bollino komshi me familjen Begeja?

Ditën e sotme në Syri Televizon ka startuar emisioni më i ri investigativ i quajtur ‘Plug’ …

Leave a Reply