Kryemadhi: Bashkohemi në protestë, detyrim shoqëror dhe njerëzor

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka konfirmuar se do të jetë në krah të kryedemokratit Sali Berisha në protestën e 7 korrikut.

Ajo tha se situata politike që erdhi pas zgjedhjeve të 25 prillit tregon se duhet të ngrihen me qytetarët në protesta.

“Sot nuk është më thjesht detyrim politik por detyrim shoqëror dhe njerëzor ndaj çdo proteste çdo qytetar dhe aq më shumë ata që janë aktivistë të partive politike duhet të jenë pjesë e protestave.

Edhe pse janë ditët e nxehta të korrikut njerëzit sa janë aktivë për protestën aq dhe më shumë duan dhe të dinë hapat e mëtejshëm të protestës. Pasojat e zgjedhjeve të kaluara ndihen në shoqërinë shqiptare, ndihen në partitë politike ndihen në media ndihen kudo.

Dhe aq më shumë situata politike që rrodhi pas 25 prillit, sulmet e një pas njëshme për dëmtimin e opozitës. Për të shfokusuar opinionin publik nga problematikat që ka sot shoqëria shqiptare” – tha Kryemadhi në emisionin “Politiko”.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Papa Françesku, një Papë i madh i paqes! Vizita e tij në Shqipëri ishte një ngjarje e jashtëzakonshme!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë homazhe për Papa Franceskun, pranë Nunciaturës Apostolike në …

Leave a Reply