Laku po shtrëngohet pak nga pak edhe për Ramën

Nga Luçiano BOÇI

SHITJA E RRADHËS

Arrestimi i djeshëm i drejtuesve të policisë dhe efektivëve të saj është maja e ajsbergut të implikimit të turpshëm të kësaj trupe në masakrën zgjedhore të 25 prillit.

Midis tyre spikat Zv/drejtori NUSHI, i përfshirë në manipulim provash dhe në ngjarje të tjera.

Zelli i tij ekstrem në goditjen e protestuesve demokratë ka qenë i njohur për publikun.

Por tashmë ai e ca të tjerë e kanë përmbushur rolin e tyre, e “mjeshtri” lart, po i shet një e nga një, për të shpëtuar lëkurën e vet.

Prandaj arrestimi i tyre nuk përbën më lajm.

Është shitja e rradhës, pasi i ka shtrydhur mirë e mirë.

A nuk bëri kështu me Kokën?!

Po me Bllakon, pasi e shfrytëzoi si blerës votash?!

Etj…etj…

Por megjithatë laku po shtrëngohet pak nga pak dhe për Ramën.

Revolta popullore është në prag!

About Redaksia

Check Also

Arsyeja pse sot PS përfaqësohet nga 82 skllevër vullnetarë

Nga Irena BEQIRAJ Këto rreshta i kam shkruar në 7 Shtator 2023! Sepse kanë munguar …

Leave a Reply