Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi gjatë Samitit të NATO-s në Madrid se, rendi botëror po sfidohet nga regjimet totalitare dhe ndaj detyra e Alenacës është që të përballet me sfidat e reja të sigurisë.
Gjithashtu gjatë fjalës së tij ai theksoi se NATO do të vijojë mbështetjen ndaj Ukrainës derisa këta të fundit të triumfojnë në luftën ndaj Rusisë.
Stoltenerg theksoi gjithashtu se dyert e aleancës do të jenë të hapura për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë.
“Regjimet totalitare po sulmojnë rendin botërore. Ne do të sigurohemi që aleanca të jetë e gatshme të përballet me sfidat e sigurisë. Ne do të sigurohemi që dyert e NATO të jenë të hapura për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë.
Ne do të kemi një paketë domethënëse për Ukrainën dhe më shumë mbështetje për Ukrainën në mënyrë që të sigurohemi që ajo do të fitojë.
Vendimet e NATO në këtë Samit do të jenë të rëndësishme për dekadat e ardhshme”, tha Stoltenberg.