Berisha: Kosova nuk përmendet kurrë nga unë për kapital politik!

Kryetari i PD, Sali Berisha u pyet në emisionin ‘Opinion’ nëse pret që qytetarët e Kosovës ta mbështesin në protestën e 7 korrikut në Tiranë, Berisha tha se, asnjë qytetar nga Kosova nuk do të vijë në protestë. Kreu i PD theksoi se, nuk e përmend kurrë Kosovën për kapital politik, por shtoi se sot jemi në rrethanat e një tradhtie kombëtare nga Rama me nismën ‘Ballkani i Hapur’.

“Së pari iu përsëris që jam kosovar. Tropoja është absolutisht pjesë etnike e asaj që quhet Kosovë. Malësia e Gjakovës, siç është Shën Gjergji malësi e Tiranës, Tropoja është malësi e Gjakovës.

Kur u vendos kufiri një pjesë e mirë e fshatrave të saj kanë mbet në anën tjetër të kufirit, pjesa tjetër kanë mbetur këtej.

Unë nuk mund të them kurrë se Kosova përmendet nga unë për kapital politik. Sot jemi në rrethana të një tradhtie të qartë komëbtare të shqiptarëve nga Edi Rama me ‘Ballkanin e Vuçiçit, të Putinit dhe të Beogradit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nuk ka prokuror në botë që mund të shpëtojë Edi Ramën nga dy vjedhjet e shekullit!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë deklaratës për mediat, ka theksuar se, megjithë presionin që mund të …

Leave a Reply