Berisha nga foltorja e Kuvendit: Po plaçkisni qytetarët me tenderat dhe çmimet

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se qeveria po i vjedh qytetarët në një kohë kur po paguajnë çdo produkt jetik më shtrenjt se vendet europiane.

Kreu i selisë blu theksoi se tenderat jepen me 99.9 për qind fond limit, dhe fituesi i tenderit i paguan 30 për qind qeveritarëve.

Berisha përmendi me emra oligarkët. Ai tha se, Salillari nuk di ku të çojë paratë. Janë brendi i hajdutëve.

“Ky dekret do të hyjnë në analet e këtij parlamenti, si më i turpshmi në historinë e tij, si dekreti i cili në një kohë të vështirë, dhimbjesh, skamje, mospasje dhe urie. Në vend që të kthejë sytë drejt qytetarëve dhe njerëzve në nevojë, vjen këtu me qëllimin e vetëm, që qeveritarët dhe oligarkët të ndajnë fonde dhe të vjedhin fonde të tjera.

Më vjen keq që e kujtoj shembullin, por kjo më kujton tanardiet, që vidhnin në Vaterlo, ushtarët e plagosur dhe të vrarë. Si mund të vidhni sot qytetarët, në një kohë kur paguan vezën, djathin, qumështin e foshnjës, më shtrenjt se gjermani, francezi, se italiani për shkak të politikave tuaja çnjerëzore.

Po pse them unë që kjo është një vjedhje e hapur.

Zonja dhe zotërinj, të dashur qytetarë, ka prej shumë kohësh që tani tenderat fitohen gjithnjë me 99.9 % të fondit limit. Kam kohë që e hetoj dhe çfarë më rezulton; 99.9 % e fondit limit, që nuk ndodhte kurrë më parë, është paratë që fituesi i tenderit duhet ti paguajë zyrtarit dhe qeveritarit. Do të ta jap me 99.9 % tenderin, por do më japësh 30 % të kësaj shume.

A e dini që vetëm kohët e fundit, janë 330 milionë tenderime me 99.9 %. A e dini ju që ndërtuesi i vilës në pajë, i brendit të Milva Konomit, Edi Ramës, fitoi tenderin me 13 milionë euro me 99.9 %. Njësoj si Sako. Është vëllai i Komandantit të Gardës, për mirëmbajtjen e rrugëve të Korçës.

Ai është taman brendi i hajdutit. Pallati pa asnjë faturë, as bankare as tatimore, të çfarë do lloj na mbiu në shesh të pallateve dhe tani ndërtuesi shpërblehet, e ka ndërtuar kjo firmë e Artan Sakos, vëllai i Komandatit të Gardës. Dhe shpërblehet me 99% tender, të shumës për të mirëmbajtur rrugët e jugut.
Por nuk është vetëm ky. Po Salillari që nuk di ku ti çojë parat. Edhe ai me 99.9% mirëmbajtjen e rrugëve të jugut edhe pse shembi rrugën e Borshit, dhe rruga Berat-Çorovodë është copë, copë e ndërtuar prej tij. Edhe ai me 99.9 % i sjell te ju. Po si mund ta sillni ju këtë dekret këtu, pastaj mërziteni ju, mos të na thotë Dulja ‘postolisti’. Stoli është e mirë shumë në radhë të parë. Mos harroni, mos të ju keqpërdorë Edi Rama për fasadën e tij. Edhe Gadafi mbante 12 roje, por Gedafi, Gedaf mbetej, edhe Rama hajdut është e hajdut mbetet. Jo të marrë 14 gra, por 36 të marrë e ti vendosë ministre, përsëri ai është po kaq. Nuk e shplani dot ju atë. Përkundrazi, keqpërdor firmat tuaja.

Si mund të shpjegohet, vjen dekreti këtu. Nuk vjen dekreti këtu për ata që nuk kanë me çfarë të blejnë qumështin, ata që nuk kanë lekë për të blerë ilaçe. Nuk vjen dekreti për fermerin, i cili po falimenton çdo ditë e më shumë. A e dini që sot, nga viti 2018 deri më sot, lopët, të imtat, dhitë, delet, janë pakësuar me 770 mijë krerë, sipas statistikës.

Rri tani, mos i del zot, sepse po ju përpin edhe ju me vjedhjet e tij.

Si mund të sillni ju, një dekret të tillë këtu, kur pas këtij do të sillni këtu ligjin për taksat e biznesit të vogël dhe profesionet e lira. Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, të gjithë në protestë që të ndalim revanshin e vjedhjes së këtij grupi që nuk ka moral, që vjedh natën, ditën në çdo stinë, në çdo kohë, në errësirë e dritë. Nuk ka të ndalur.

Si ka mundësi kjo, si mund ta bini ju dekretin këtu. Pse nuk sillni një dekret për ata që janë në ndihmën ekonomike, për pensionistët, për të sëmurët.

E morët vesh, që drejtoresha e spitalit, kunata tamam e ministrit të Rendit. Na porosit 710 mijë euro mobilime zyrash, mes të tjerash që nuk kisha dëgjuar kurrë edhe shtrat dopjo. Më thoni mua, çfarë ju duhet shtrati dopjo, dhomë gjumi është zyra. Çfarë është kjo që bëni, si ka mundësi që dilni këtu.
A vini ju nga zona bujqësore të vendit. Po marr Korçën, Myzeqenë, Shkodrën, nën Shkodrën.

A e kuptoni ju se çfarë po bëhet me fermerin sot. Kosova jep 410 euro për hektar, Shqipëria jep 2 euro për hektar. A e kuptoni se po i shkatërroni fermerët me pikat e grumbullimit. Po pse, pse more fermerë ju po i shkatërroni, ua them unë ju.

Ju nuk keni para për të ua mbushur valixhet me euro këtyre, kurset pikat e grumbullimit ua mbushin valixhet me euro dhe ju, ju vjedhin gjithë ditën, ju rrëmbejnë.

Se për ata nuk paska rritje çmimesh, për ata nuk u rrit krahu i punës, nafta, u rritka vetëm për grumbulluesit. Grumbulluesit ju paguajnë ju dhe ju pastaj, toleroni çmimet.

Tani së fundmi do ta mbyll. Ky Gentian Sharra aty, ka deklaruar se Sali Berisha ka tokë në Tiranë, në Dhërmi, tokë në Lalz. Tani unë i informoj shqiptarët, se ai do të ketë 6 padi. 3 civile, 3 penale dhe e garantoj se shumë shpejt do të dalë edhe ai në kërkim, si Gentian Sharra i tij, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: PD u përball këto 3 vite me luftën politike mafioze më të egër, pot jemi shumica e kombit shqiptar!

Kryetari i PD, Sali Berisha theksoi se këto tre vite PD është përballur me luftën …

Leave a Reply