Hysni GURRA
Shqiptarët e pa ndershëm nuk do të jenë në protestë. (Kuptohet pa përgjithësim në asnjërin variant.)
Kush janë shqiptarët e ndershëm?
-Ai/ajo që nuk ka një punë, jo se nuk është i zoti, por sepse nuk ka miq pushtetarë.
-Ai/ajo që detyrohet të punojë në një kompani private, call center, punishte, fasoneri, dyqan, kamarier etj dhe të cilit nuk i indeksohet paga kurrë sado të shkojë inflacioni.
-Ai/ajo prind, që me gjithë dhimbjen prindërore, detyrohet t’i thotë evladit ik jashtë mos të të shoh duke vuajtur e të më shtohet dhimbja më shumë.
-Ai/ajo që i bie një hall shëndetësor dhe nuk e zgjidh dot këtu.
-Ai/ajo që hapi një biznes të vogël se iu premtua zero taksë dhe tani do duhet të paguajë 15-23% taksë.
-Ai/ajo që nuk vlerësohet kurrë për aftësinë e cilësinë që ka vetëm për faktin se konsiderohet “njeri pa njeri”, në konceptin shqiptar. Pra, një njeri që di të mendojë dhe vepron me mendjen e tij ndihet i vetmuar, sepse të mos jesh i kapur nga askush këtu është mëkat.
-Ai/ajo që do të arsimohet mirë, por që nuk arsimohet dot.
-Ai/ajo që është i aftë, do të kontribuajë në shtetin e tij, por nuk mundet se nuk është i aftë të vjedhë për shefin dhe për veten.
-Ai/ajo që nuk i ka 2 milion euro për të pastruar
-Ai/ajo që nuk ka as shtëpi, as me se të ushqejë familjen dhe dëgjon që ky pushtet do t’i japë 6 miliardë lek ndërtuesve për të përballuar rritjen e çmimeve.
Kush janë ata të pa ndershmit?
-E kundërta e atyre më lart, në vija të përgjithshme.
p.s- Ka edhe një grup tjetër, por që nuk janë as kategori, as grup, as, as, as…
Langaraqët që shkojnë “qajnë hallet” e tyre në këmbim të halleve të përgjithshme të vendit te të huajt, njerëz pa pikë dinjiteti. Të tillë ky vend ka prodhuar plot përgjatë gjithë historisë së tij.