Berisha paralajmëron oligarkët për “Pallatin e Brigadave”: Mos e inkriminoni veten me Ramën

Kryetari i PD, Sali Berisha paralajmëron oligarkët për “Pallatin e Brigadave”.

Po e përdorni momentin e krizës së çmimeve për tu imponuar te Rama si opozitë, duke pasur parasysh që ai iu refuzon?

Alibeaj lexon mesazhet e Ballës, nuk ka leverdi shikuesi të merret me shkëmbimet Balla- Alibasha. Edi Ramës i them që ky ëshë vetëm fillimi. Edvin 7 korriku është vetëm fillimi. Fjala ime është fjalë. Është fillimi sepse ka tejkaluar çdo lloj vije të kuqe në qëndrimin cinik, shpërfillës për të mos thënë edhe poshtërues ndaj qytetarëve me vendimet e tij, me faktin që për çdo firmë që lëshon ka një vjedhje.

A e morët vesh tani që pas Butrintit i erdhi radha Pallatit të Brigadave. Eshtë një traashëgimi kulturore shumë e rëndësishme, e inkuadruar me projekt shumë të rëndësishëm, me koperacionin Italian dhe tani Edi Rama ka zgjedhur siç bëri me Butrintin që zgjodhi Kepin e Stillos, po shfrytëzon ndërtesën për të shkatërruar Parkun përreth për të ndërtuar dhe për ta shkatërruar. Pas tyre dalin kullat gradualisht, por Edi Rama nuk do jetë në pushtet. i bëj thirrje oligarkëve “mos e inkriminoni veten me Edi Ramën”.

Është fatale ajo që bëni, sepse ka ligje në botë, nuk është kusht të filmohesh duke dorëzuar valixhen me euro. Por në qoftë se kryen veprime si i djeshmi që i merr qytetarëve paratë dhe ua jep oligarkëve, kjo quhet valixhe me para. Ndaj dhe unë kam këtë thirrje: nuk do gëzoni një pasuri të vendosur duke paguar, duke e ndarë me Edi Ramën dhe qeveritarët e tij. Ky është zotim solemn. Pas një 73 vjecari anonym, pa asnjë pasuri, por që qëndron një qeveritar, na del investitor strategjik përtej Vollgës në Durrës.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Lubi Balluku ka firmosur 14 tendera për 13 km të Unazës së Tiranës

Kryetari i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku ku …

Leave a Reply