Harta e re gjyqësore/ PD mbështet avokatët, kërkon dëgjesë me ministrin Manja

Partia Demokratike i është bashkuar shqetësimit të avokatëve, të cilët kanë bojkotuar prej kohësh të gjitha seancat gjyqësore, duke kundërshtuar hartën e re gjyqësore.

Partia Demokratike kërkoi sot dëgjesë me ministrin e drejtësisë, KLGj, KLP dhe Dhomën Kombëtare të Avokatëve për hartën e re gjyqësore.
Kërkesën e bëri deputetja Dhurata Çupi Tyli në mbledhjen e komisionit të Ligjeve.

“Kërkojmë të dimë datën kur do të zhvilohet seanca dëgjimore me KLGJ, KLP, Ministrin e Drejtësisë dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë. Siç dihet sot qytetarët nuk përfaqësohen në procese gjyqësore pasi Dhoma e Avokatisë nuk merr pjesë në gjyqe. Është çështje sensitive dhe duhet të njihen qytetarët me datën e dëgjesës dhe marrjen e masave”, tha Çupi në hyrje të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve.

Pas kërkesës së PD, kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka tha kjo dëgjesën do të rakordohet që të zhvillohet në datën 11 ose 12 korrik.

About Redaksia

Check Also

Si po shantazhohet drejtësia/ Anëtarë të Gjykatës së Posaçme dhe SHIK në videotekën e Ergys Agasit

Deklarata e Monika Kryemadhit Avokat Cakani është shumë i indinjuar, sepse kishte pritshmëri shumë të …

Leave a Reply