Ironia e Palokës: Lideri global ja arriti më në fund qëllimit, u bë lajm…

Nga Edi PALOKA

Diten e pare spikeri spanjoll u shpreh se nuk e njihte ate qe po pozonte krah mbreteroreve.

Ditet e tjera te Samitit, Rama u be cope e la nam duke ndjekur pas lideret e pranishem qe i kapte vend e pa vend, ju hidhte duart ne qafe e ju binte supeve nderkohe qe ata ose e shihnin me habi ose largoheshin indiferente.

Sikur kete ta bente per t’ju thene dicka te dobishme hajde se edhe do e justifikonte, po gjithe qellimi ishte si gjithnje vetem dukja, fasada. Te gjitha kapjet krejt pa takt te pjesmarresve ne Samit dhe pastaj levizjet sa me duar e me kembe sikur gjoja ishin te zhytur ne nje diskutim shume te rendesishem e gjithe pasion apo qeshjet fallco te Rames kur futej mes tyre per te treguar se gjoja ishte pjese e bisedave dhe humorit, behen sa per efekt te fotove. Rama ende mendon se mund te mashtroje shqiptaret me lojra te tilla. Ne fakt vetem ka sherbyer per tu bere meme.

Megjithate me ne fund ja arriti qe te behet lajm; si gjithnje per keq e per faqen tone te zeze. I vetmi lajm qe beri, ishte vajtja edhe ne kete Samit me atlete te bardha ne shkelje te protokollit. Kaq eshte lajmi qe jep spikerja spanjolle e cila eshte tallesja e rradhes me liderin global.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply