Në Mundial me kanotiere Franco Selvaggi dhe Beppe Dossena, që në Spanjë qenë, por nuk luajtën, kujtojnë ndërmarrjen e djemve të Bearzot: «Misteri ishte i rreptë, nuk donte që të luanim letra me para».
«Mendoj se jam numri 10 i vetëm që kam marrë pjesë në në botëror ka hyrë asnjëherë në fushë: bluzat qenë dhënë me renditje alfabetike dhe unë isha i dyti pas Antognoni që pati numrin 9», nënvizon Beppe Dossena. Qesh me dinakëri Franco Selvaggi: «Unë kisha luajtur në eliminatoret dhe kualifikimet janë të rëndësishme, siç është parë këtë vit. Nëse në botëror nuk shkon, me siguri që nuk e fiton…». Kampionë bote pa i ngritur nga stoli apo nga tribuna, por jo për këtë me një rol dytësor.
Kush e ka përjetuar natën e Santiago Bernabéu dyzet vjet më par, formacionin e Italisë që me 11 korrik 1982 mundi Gjermaninë Perëndimore dhe fitoi Mundialin spanjoll, e përsërit me kujtesë si një litani: Zoff, Gentile, Cabrini, Bergomi, Collovati, Scirea, Conti, Tardelli, Rossi, Oriali, Graziani. Më ekspertët do të citojnë edhe të pestë në stol afër me komisarin teknik Enzo Bearzot: Bordon, Dossena, Marini, Causio, Altobelli. Akoma më pak do të dijnë të thonë për ata që qëndronin në tribunë duke i bërë shoqëri të dëmtuarit Antognoni: Baresi, Galli, Massaro, Selvaggi, Vierchowod. Megjithatë, si kush atë natë luajti dhe shënoi — Rossi, Tardelli dhe Altobelli — si kush qëndroi jashtë fushe gjatë gjithë botërorit, do të jetë përgjithmonë një prej heronjve të Madridit. Nuk qenë vetëm Rossi, golashënuesi më i mirë i atij Mundiali, i ndarë nga jeta në 2020; një shkëmb i mbrojtjes si Scirea (i vdekur në një incident me makinë më 1989) apo siguria midis shtyllave e 40 vjeçarit Zoff.
Protagonistë dhe bashkëautorë të fitores janë në qendër të Italia 1982, una storia azzurra, film dokumentar i prodhuar nga Simona Ercolani, me regji të Coralla Ciccolini dhe drejtimin artistik të Beppe Tufarulo. Një prodhim Stand by me dhe Vision distribution në bashkëpunim me Sky. Filmi prezantohet për herë të parë më 29 qershor në Teatrin Antico të Taormina për Taormina Film Fest 2022 (një mbrëmje në orën 21 me kampionët Fulvio Collovati, Beppe Dossena, Franco Selvaggi dhe Marco Tardelli) dhe më pas do të jetë në sallat e kinemasë nga 11 korriku – 40 vjetori i finales – si event kinematografik i shpërndarë nga Vision distribution.
Për dokumentarin dhe epopenë spanjolle «la Lettura» ka biseduar me dy prej kampionëve që në Spanjë nuk luajtën as edhe një minutë: pra, Dossena dhe Selvaggi. Rrëfen Dossena, mesfushor i vitlindjes 1958, me Torino në vitin e Mundialit spanjoll: «Luajta 4 ndeshje në eliminatore. Të qënit midis 22 të kombëtares të mbushte me krenari. Në fushë apo jo, nuk ka rëndësi: një botëror jetohet në mënyrë totale. Të gjithë ne qemë gati, të stërvitur, të përgatitur. Cilësia ishte e lartë». Për Franco Selvaggi, vitlindja 1953, qendërsulmues atëhere në forcë tek Cagliari, në fanellë kaltëroshe janë 90 minuta në ndeshjen eliminatore kundër Greqisë ku në nëntorin e 1981 Italia preu biletën për Spanjë.
«Sigurisht, në Mundial të gjithë ne nuk do të mund të luanim, por nuk ksihte zili, qemë një grup kompakt. Bearzot nuk ndryshonte shumë dhe pastaj edhe midis rezervave kishte lojtarë të jashtëzakonshëm. Për çdo rol kishte nga dy lojtarë: unë isha alternativ i Paolo Rossi». Selvaggi — në dokumentar duket — ishte njeriu i stolit, i gatshëm për batutën. Në grumbullimin e Alassio, «Spadino» paraqitet pa këpucët e futbollit. «Pas Fiorentina – Cagliari, ndeshjes së fundit të kampionatit, u ktheva në Basilicata për një problem familjar dhe nga aty u nisa për Alassio pa gjërat e mua. Këpucët e futbollit mi huazoi Cabrini». Filmi tregon një Itali të ndryshuar: hotelin luksoz e grumbullimit alassin, me ekipin kaltërosh në pamjet e rralla të Giuseppe Mantovani, sot është katandisur në gërmadhë.
Filmime dhe foto të rralla – midis tyre ato të Cesare Galimberti, arkiv i LaPresse, dhe atp që vetë Massaro bëri afër fushe – intervista me kampionë, nga Conti tek Zoff, dhe gazetarëve (midis të tjerëve Aldo Cazzullo dhe Mario Sconcerti) rindërtojnë në film rrugëtimin e Kaltëroshëve të ardhur në Spanjë pa favorin e shtypit: polemika që kalimi i rrezikuar i fazës së parë në Vigo përmbledh: tre barazime të mundimshme me Poloninë (0 – 0), Perùnë (1 – 1), Kamerunin (1 – 1). «Vecio» Bearzot — dashnor i klasikëve grekë dhe latinë, llullën në gojë dhe karakter po aq tymues — kontestohet nga gazetat dhe nga sferat e larta të futbollit (Antonio Matarrese, presidenti i atëhershëm i Lega Calcio, në Vigo doli duke thënë se lojtarët aty do t’i kapnin «me shkelma bythëve»). Kaltëroshët reagojnë me heshtje shtypi.
«Ka qenë karburanti i fundit për fitoren. Kemi qenë të bashkuar, pjesëmarrës, të përfshirë», rrëfen Dossena. Grupi blindohet në Pontevedra, në Casa del Barón e ngjashme me një kështjellë: ETA dhe atentatet ngjallin frikë. Një klimë që Italia, ku vetëm katër vite më parë ishte vrarë Aldo Moro, e njeh shumë mirë. «Trajnimet, letrat, pingpongu, thashethemet në bar për t’u njohur dhe për t’u inkurajuar», kujton Dossena. Cuccurucucù i Battiato bëhet një himn. «Do të na ishte dashur në telekamerë për të në filmuar gjithë ditën: tani fëmijët do ta kuptonin se çfarë do të thotë disiplinë, përgatitje, respekt».
Në Barcellona, në grupin e zjarrit me Argjentinën e Maradona (2 – 1) dhe Brazilin e Zico, Socrates dhe Falcão (3 – 2) përmbyset gjithçka. Paolo Rossi zhbllokohet. Italia dalldiset. «Të mund të zgjidhja, do të kisha dashur të luaja ndeshjen me Brazilin, më të bukurën. E pashë nga tribunat e Sarriá, bërë si i ri me një dorë bojë», rrëfen Selvaggi. «Të jep shumë preokupim një gëzim i pafundëm: vetëm futbolli mund ta japë këtë lloj ndjesie», shton Dossena. «Nga ana jonë kemi kontribuar për ta bërë ideale vendin e përgatitjes. Për të krijuar kushtet më të mira për të dërguar në fushë shokët. Të gatshëm për t’u futur: edhe talenti i kujt ishte jashtë ishte i madh dhe Bearzot nuk i bënte skonto kurrkujt». «Spillo» Altobelli flinte shumë dhe e detyronte shokun e dhomës Dossena të hante mëngjes në korridor: «Të gjitha mbrëmjet bëja 50 – 100 pompa; thonin që bënin mirë».
Problem i kundërt me shokun e dhomës së Selvaggi, Marco Tardelli: «Flinte vërtet shumë pak orë natën, nuk e di sesi ia dilte të luante», rrëfen ai. «Pastaj ishte edhe Bearzot, me rregullin e tij të jashtëzakonshëm. Nuk donte që të luanim letra me para. Fshehurazi përdornim pesetas, të cilave as ua dinim vlerën. Bearzot hyri befasishëm. I zhdukëm paratë. “Skopë!”, bërtiti Bruno Conti për maskim». Kupa e ngritur në qiell. Karroca e fitimtarëve mbushet. Hallakamë në hotel. «Atë natë luajtëm me top në hollin e hotelit», rrëfen Selvaggi. «Nga mesnata shkuam në dhomë tek Zoff dhe Scirea. Pas festimit, patën rregulluar gjërat e tyre dhe po lexonin nga një libër. Qe një mësim i madh: gjithçka në një moment të caktuar e ka një fund dhe riniset».
Në albumin Panini të Spanjës 82, i mbyllur përpara kohe, midis titullarëve janë Pruzzo (jo i grumbulluar, midia polemikave, pikërisht në favor të Selvaggi) dhe vetë Dossena: «Medaljen e botërorit ma kanë vjedhur mbrpmjen e finales, në dhomën e zhveshjes plot me njerëz», thotë i hidhëruar ai. «Është fati që nuk ruan asgjë materiale, vetëm kujtimet». Në ato të tifozëve do të mbesë trefishi dhe thënia «Campioni del mondo!» e kronikës televizive të Nando Martellini. Skoponi me presidentin e Italisë Pertini në avion, nostalgjia e atyre futbollistëve që në fanellën kaltëroshe mbanin kanotiere. «Nuk ishin as edhe markë», e mbyll Selvaggi.
(nga La Lettura)
Përgatiti
ARMIN TIRANA