Zbardhet krimi në Dibër/ U raportua se vdiq nga pakujdesia, 60 vjeçari është vrarë

Zbardhet pas 4 ditësh vrasja e Nuri Bashës në Peshkopi. Këtë të premte policia bën me dije se pas një hetimi të kryer në bashkëpunim me prokurorinë ka rezultuar se, Nuri Basha i cili u raportua se ndërroi jetë aksidentalisht 4 ditë më parë është vrarë nga 53-vjeçari Osman Torba.

Fillimisht u raportua se në datë 26 qershor Nuri Basha, duke zbritur nga automjeti i parkuar i shtetasit E. T., ishte rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë u dëmtua në kokë dhe për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Mirëpo vetëm 4 ditë më pas policia zbardhi të gjithë dinamikën e ngjarjes ku mësohet se, Nuri Basha pas një sherri me Osman Torbën në një lokal të lgjas Kamen mbeti i plagosur rëndë, dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

53-vjeçari Osman Torba banues në Shimçan të Dibër, u arrestua nga policia për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen. Ndërsa janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit edhe 3 shtetas të tjerë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply