Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit online me shqiptarët e Diasporës, komentoi nismën ‘Ballkani i Hapur’, duke thënë se është një projekt që ka në thelb influencën ruse.
Berisha kujtoi nisjen me mini-shengenin ku theksoi se asokohe Rama publikoi edhe një foto në rrjete sociale ku shfaqej një hartë në të cilën Kosova ishte pjesë e Serbisë.
“U themelua në Novisad para tre vitesh si mini-shengen nga Serbia, Shqipëria e Maqedonia, aleancë trelaterale. Harta që u paraqit atë ditë, nga kjo trojkë, Vuçiç-Rama-Zaev, paraqiste Kosovën haptaz pjesë të territorit të Serbisë. Këtë hartë e publikoi në Facebook-un e tij edhe Rama. Më vonë tha se ma publikuan gabimisht asistentët. Ky projekt sipas Vuçiç disa ditë pas samitit të Novisadit, u quajt Jugosllavia e vjetër plus Shqipërinë, rikthim te doktrina apo ideja se Ballkanin e stabilizon hegjemonizmi serb. Hegjemonizëm që u vendos në dekadën e dytë të shekullit të shkuar dhe përfundoi me luftërat më të përgjakshme të përsëritura në rajon. Për më tepër ky projekt me influencë ruse.”-tha Berish