Gazetarja Alba Kepi nga Roma: Shqiptarët kanë prerë biletat për të qenë në Tiranë më 7 korrik!

“Tre janë çështjet që dua të sjell në vëmëndjen e Partisë Demokratike. Çështja e medias, informacionit, s’ka një shoqëri demokratike pa një media të lirë dhe të pavaruar, pa një media të pashantazhuar. Vitet e fundit kam përcjellë skandale të shumta nga Italia, dosje të antimafias që kanë pasur emrat e pushtetarëve, ministrave apo politikanëve shqiptarë, të përfshirë në afera apo trafiqe të paligjshme. Partia Demokratike duhet të ketë në vëmendje figurën e gazetarit, të krijojë një qasje strukturore për të mbrojtur këtë figurë, për të pasur një media sa më transparente.

E dyta, dua të di qasjen e PD për shpëtimin e identitetit kulturor e historik, për çmontimin e këtij qyteti që është mbushur me kulla të frikshme, vend lavatriçe i parave të pisëta. E treta, ndodhem në makinë, kam raportuar për mediat shqiptare aktivitetin e emigrantëve në Romë. Shprehin solidaritetin ndaj asaj çka do jetë protesta madhështore e 7 korrikut. Shumica e tyre kanë prerë biletën për të qenë krah jush në Tiranë.

About Redaksia

Check Also

E Ngarkuara me Punë e SHBA në SPAK: Fokusi i Administratës Trump, lufta ndaj karteleve dhe organizatave kriminale

E Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn ka mbërritur sot në SPAK për të …

Leave a Reply