10 deputetë të PD në gjyqin e Salianjit

Sapo kanë mbërritur në Gjykatën e Apelit 10 deputetë të partisë Demokratike, pasi do të jenë të pranishëm në procesin ndaj deputetit Ervin Salianji.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se kanë mbërritur në gjykatë Belind Këlliçi, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Luan Baçi, Saimir Korreshi, Elda Hoti, Kasem Mahmutaj, Isuf Çela, Selaudin Jakupllari.

Seanca ndaj deputetit Ervin Salianji do të mbahet në Gjykatën e Apelit, pasi shkalla e parë e shpalli atë fajtor për shpifje, duke e dënuar me 1 vit burg, për dosjen e famshme “Babale”, ku denoncoi vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

About Redaksia2

Check Also

“El País”: Dështon pakti Rama-Meloni për emigrantët, 138 milion euro për një qendër bosh

Qendra e emigrantëve e ngritur nga Italia në Gjadër të Lezhës vijon të jetë në …

Leave a Reply