Berisha: Më 7 korrik zbresim në shesh, në betejën e rrëzimit të monizmit të Ramës

Kryetari i PD, Sali Berisha po zhvillon një bashkëbisedim me Forumin Rinor të Partisë Demokratike. Kreu i selsië blu tha se, më datë 7 korrik do të dalë në protestë me qëllimin e vetëm për të rrëzuar qeverinë e Ramës dhe për të dalë nga monizmi.

“Zbresim më 7 korrik në shesh. Zbres me qëllimin më të vendosur për të filluar një stinë të re në betejën e tyre për të dalë nga monizmi, në rrafshin politik. Monizmi e liria, monizmi dhe demokracia janë të papajtueshme me njëra-tjetrën. Monizmi nuk pranon lirinë, nuk pranon demokracinë.

Ky zotëri që sot qeveris duke vjedhur me firmat e tij, me mafien e tij po iu ofron ju vetëm kanabisin, paratë e krimit, si shkëmbim për mohimin e votës, për mohimin e lirive”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Vrasja e Vajdin Lames, pas vizitës së Ramës në Dubai SPAK anullon hetimet për Lul Berishën dhe Plarent Dervishin

Si Lul Berisha edhe Plarent Devishi dyshohet se fshiheshin në Dubai.  Rama e vizitoi Dubain …

Leave a Reply