Berisha: PD do të mbetet forcë politike pro amerikane!

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se, Partia Demokratike do të mbetet një forcë politike pro amerikane. Ai theksoi se askush s’mund të caktojë kryetarin e Partisë Demokratike dhe deputetët e saj, pasi këtë e bëjnë vetëm demokratët.

“PD do të mbetet forcë politike pro amerikane. Askush s’mund të caktojë kryetarin e PD-së, dhe deputetët e saj. Ky nuk është standardi i SHBA-së por i një grupi të caktuar që mori përgjigjen e merituar nga demokratët shqiptarë”, tha Berisha.

Berisha u shpreh se, largimi i Edi Ramës nga pushteti do të ndodhë, pasi keqqeverisja e tij ka tejkaluar çdo limit.

“Sali Berisha dhe të gjithë demokratët dhe populli opozitar, shoqëria civile inaugurojnë fillimin e ndryshimit të madh. Inaugurojnë një stinë të nxehtë e cila mbyllet me fitoren e tyre. Rezultati do të jetë absolut, largimi i Edi Ramës nga pushteti, kjo nuk ka asnjë diskutim. Mund të jetë më i shpejtë, mund të jetë pak më i ngadaltë, por largimi është i sigurt dhe i pashmangshëm. Edi Rama do të marrë fatin që meriton. Edi Rama ka tejkaluar në abuzimet e tij çdo lloj kufiri dhe limiti”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply