Berisha uron SHBA për Pavarësinë: Shqiptarët festojnë me mirënjohje të thellë

Kryetari i PD, Sali Berisha uron me një mesazh Ditën e Pavarësisë së SHBA. Berisha postoi po ashtu një kolazh me foto nga takimet e tij me presidentët dhe zyrtarët më të lartë amerikanë.

Mesazhi i kryetarit të PD, Berisha

Sot kombi i madh amerikan feston ditëlindjen e tij, Ditën e Pavarësisë së SHBA.

Së bashku me të, festojnë me mirënjohje të thellë shqiptarët dhe miqtë e tij në gjithë botën.

Amerikanët festojnë sot krenarë pavarësinë e vendit të tyre, si superfuqia e lirisë, festojnë si kombi që ka bërë më shumë se çdo komb për lirinë e kombeve të tjera në tërësi dhe në veçanti me lirinë e shqiptarëve.

Ky vit është dhe 100-vjetori i marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe SHBA.

Partia Demokratike ka dhënë kontributin më të madh dhe historik në këto marrëdhënie. Ajo mbetet e vendosur të bëjë dhe më shumë në 100 vitet që vijnë!

Happy 4th of July!

Mund të jetë një imazh i 11 persona dhe njerëz në këmbë

About Redaksia

Check Also

VOA jep shifrën dramatike: Mbi 46 % e popullsisë në Shqipëri në rrezik varfërie

Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Statistikave, Eurostat, mbi 46 për qind e popullsisë …

Leave a Reply