Chelsea me interesim serioz për transferimin e Ronaldos

Chelsea është duke këmbëngulur për transferimin e Cristiano Ronaldos. Sipas gazetarit nga “The Athletic”, David Ornstein, klubi nga Londra është duke shqyrtuar mundësinë e lëvizjes së portugezit. Nga Manchester United aktualisht thonë se, Ronaldo nuk është në shitje, por interesimi nga Chelsea nuk përjashtohet.

Bisedimet me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes, po vazhdojnë – teksa pronarët e rinj të “Bluve”, Boehly dhe Eghbali janë të intriguar nga ideja për të nënshkruar me reprezentuesin e Portugalisë.

Trajneri i Chelseat, Thomas Thuchel, thuhet se, e admiron 37-vjeçarin, por nuk është e qartë ende nëse do ta miratonte transferimin e tij. Sipas Ornstein, do të ketë shumë faktorë që Chelsea duhet të marrë parasysh nëse ideja bëhet një mundësi e vërtetë për të nënshkruar me pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.

Financat nuk janë një pengesë për londinezët, teksa kyçe thuhet se do të ishte edhe dëshira e Tuchelit. Është ende e paqartë nëse edhe qëndrimi i Manchester Unitedit do të ndryshojë, pasi “Djajtë e Kuq” do të duhet të hyjnë në bisedime me një rival si Chelsea.

Kontrata e Cristiano Ronaldos me “Djajtë e Kuq” skadon më 30 qershor 2023. Në marrëveshje ekziston edhe opsioni për të vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit më shumë.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …

Leave a Reply