Gazetarët protestojnë para Kryeministrisë: “Zoti kryeministër, çfarë pyetje t’ju bëjmë”?

Gazetarë, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë dalë sot në protestë përpara kryeministrisë në mbështetje të gazetarit Klevin Muka, i cili u dënua nga kryeministri Edi Rama që të mos marrë pjesë në konferencat për shtyp të tij në tre muajt e ardhshëm.

“Zoti kryeministër, çfarë pyetje t’ju bëjmë”, është një nga pankartat që mbajnë në duar pjesëmarrësit në protestë. Me banderola në duar dhe me mbylljen e gojës si simbolikë, gazetarët kërkojnë lirinë e fjalës së tyre dhe pavarësi në profesionin që ushtrojnë çdo ditë në terren.

Por në mënyrë paradoksale, teksa gazetarët po protestonin te dera e kryeministrisë dhe Shqipëria ka shënuar një rënie pikiatë në lirinë e medias, Edi Rama po fliste për vlerat e BE-së në krah të kryeministrit holandez, Mark Rutte.

“Është një dhuratë e vërtetë të jesh këtu. Pres edhe darkën me Mark për ditëlindjen time. Ai është më i ri, por ka më shumë përvojë. Dua të shpreh mirënjohjen e vërtetë për Holandën. Për kombinimin e qëndrimit të tyre të rreptë, që ishte nervozues njëfarë kohe, derisa e kuptua çfarë ishte. Përmes një programi të quajtur Matra që ka bërë ndryshimin në çuarjen përpara të reformës në drejtësi. Kuptuam që Holanda ishte serioze për kriticizmin e saj. Nga ana tjetër falë këtij raporti ne shohim më shumë nga Holanda në vendin tonë. Renditet mes investuesve më të mëdhenj në Shqipëri”, tha Rama.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Të betohemi ta nxjerrim Shqipërinë nga kthetrat e pengmarrësve, vendas e të huaj!

Kryetari i PD, Sali Berisha i bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve që të betohen për ta …

Leave a Reply