• Grigels Muçollari: T’i japim zë të rinjve të heshtur dhe guxim atyre të frikësuar! FRPD në krye të ‘7 korrikut’
Sekretari i Përgjithshëm i FRPD Grigels Muçollari tha në takimin e organizuar nga kreu i PD, Sali Berisha se do t’i japin zë të rinjve të heshtur dhe do t’i japin guxim të rinjve të frikësuar.
Muçollari u shpreh se më datën 7 korrik do të protestojnë kundër qeverisë së Ramës dhe kjo protestë theksoi se do kryesohet nga të rinjtë e FRPD.
“Të jemi idealistë. E treguam edhe 10 muaj më parë, nuk pranuam të bëheshim pjesë e një vendimi jo të rregullt.
Të kthejmë besimin, PD ka mundësi të bëjë këtë vend. Ti japim guxim të rinjve të frikësuar dhe t’i japim zë të rinjve të heshtur.
7 korriku do jetë një protestë e kryesuar nga ne, kryesisht nga të rinjtë e FRPD.”