“Legalizimi i kanabisit doktrinë e Soros”, Business New Europe jehonë deklaratës së Berishës

Portali i njohur i Brukselit, Business New Europe i ka bërë jehonë qëndrimit të opozitës shqiptare në lidhje me çështjen e legalizimit të kanabisit. Portali shkruan se, projektligji i qeverisë për legalizimin e kanabisit ka sjellë reagimin e zemëruar të opozitës shqiptare.

BNE shkruan se, ky projektligj erdhi pikërisht pasi një raport i OKB zbulon se Shqipëria është një nga vendet kryesore në botë për kultivimin dhe shpërndarjen e kanabisit. Më tej në shkrim thuhet se pavarësisht përpjekjeve me shumë publicitet për të zhdukur kanabisin nga zona e Lazaratit, kultivimi i kësaj droge në vend është rritur.

“Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e kritikoi këtë propozim, duke thënë se do të ishte një mbështetje e pamasë për krimin në mbarë botën dhe një pikë e zezë për Shqipërinë.

Duke marrë një fjali që përdoret shpesh nga politikanët e djathtë në Evropën Qendrore dhe Juglindore, ai deklaroi se Rama e ka ndërmarrë hapin për të ekzekutuar doktrinën e filantropit miliarder, George Soros.

Soros ka mbrojtur reformën në politikën e drogës, duke u fokusuar në aksesin në kujdesin shëndetësor dhe mbështetjen sociale, në vend të ndëshkimit dhe parandalimit, sipas Fondacionit të Shoqërisë së Hapur që ai drejton”, thuhet në shkrim.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply