Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Salianjit

Është shtyrë për në datë 18 korrik seanca gjyqësore ndaj deputetit të PD-së, Ervin Salianji.

Shtyrja e seancës gjyqësore vjen si pasojë e mungesës së anëtares së tretë të trupës gjykuese Elona Toro, pasi kjo e fundit dyshohet se mund të prekur nga Covid-19.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, disa nga deputetët e PD ishin të pranishëm në sallë për të mbështetur kolegun e tyre.

Gjithashtu kreu i PD, Sali Berisha doli sot në një deklaratë për mediat dhe i doli në krah deputetit Salianji./Opinion.al

About Redaksia2

Check Also

Drejton aksionin e IKMT në Theth, gazetari: Fatmir Metaj, i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit

Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se Fatmir Metaj, i cili po drejton aksionin e IKMT-së …

Leave a Reply