“Studentët në protestën e 7 korrikut”, Edona Osmanaj: Sërish do të ngre zërin si në 2018-ën

“Studentët do të jenë në protestën e 7 korrikut”, Edona Osmanaj: Sërisht do të ngre zërin si në protestën e studentëve në 2018-ën.

Jam Edona Osmanaj, 21 vjeç, studente.
Jam këtu për t’u bërë thirje bashkëmoshatarëve të mi t’i bashkohen protestës së 7 korrikut.
Unë vij nga përvoja e protestës studentore të vitit 2018.
Në atë kohë protestoja për kushtet e këqija të moshatarëve të mi në konvikt, edhe pse vetë nuk isha konviktore.
Protestoja për studentët që nuk merrnin bursën, edhe pse unë vetë nuk merrja bursë.
Kam protestuar atëherë, dhe do protesoj më 7 korrik, sepse protestat nuk janë dhe nuk mund të jenë diçka vetjake.
Protestat bëhen për shumicën, jo për atë pakicë që i ka punët në rregull.
Protestat nuk janë vetjake, dhe kur të vijë dita që ato të jenë të tilla, nuk mban më situata.
Një protestë vetjake do të thotë të mbetesh pullë vetëm.
Për këtë duhet të bashkohemi: të mos lëmë askënd në rrezik që të mbetet vetëm.
Më 7 korrik, le të ngrihemi edhe për ata që nuk i kanë as mundësitë fizike të shkojnë në protestë.

About Redaksia

Check Also

Rama merr në mbrojtje Veliajn pasi e degdisi në azil

Pasi e nisi në ekzil, Rama lan duart si Ponc Pilati me Veliaj dhe e …

Leave a Reply