Të shtëna me armë në plazhin e Radhimës, Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur këtë mesditë. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal buzë detit. Fillimisht ka nisur një përplasje mes dy personave që ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit. Për pasojë një person është plagosur, por rrethanat e detajet nga sherri mbeten ende të paqarta. Polciia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Sot, rreth orës 12:30, në Radhimë, në afërsi të plazhit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri. Po kryhen verifikime nga shërbimet e Policisë, nese ka persona të dëmtuar. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.