Tronditet Vlora, të shtëna me armë në plazhin e Radhimës, një i plagosur

Të shtëna me armë në plazhin e Radhimës, Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur këtë mesditë. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal buzë detit. Fillimisht ka nisur një përplasje mes dy personave që ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit. Për pasojë një person është plagosur, por rrethanat e detajet nga sherri mbeten ende të paqarta. Polciia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 12:30, në Radhimë, në afërsi të plazhit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri. Po kryhen verifikime nga shërbimet e Policisë, nese ka persona të dëmtuar. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

About Redaksia

Check Also

Rekord historik/ Nafta në Maqedoni, gati 1 euro për litër më lirë se në Shqipëri

Shqipëri–Maqedoni e Veriut: Pse nafta kushton kaq ndryshe? Në Shqipëri, çmimi i naftës është aktualisht …

Leave a Reply