Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar intervistën e 90-vjeçares Haxhire Gurakuqi e 30 milonë eurove në skandalin e inceneratorëve. Berisha shkruan se, Mafia Rama-Veliaj vuri 30 milionë euro në emër të pensionistes në azil!
Reagimi
E pashembullt!!! Mafia Rama-Veliaj, vodhi 60 milionë euro para të takspaguesve që gjoja do të përdoreshin për ndërtimin e djegësit të Tiranës.
Nga kjo shumë vendosi 30 milionë euro në bankë në emër të pensionistes 89-vjeçare Haxhire Gurakuqi, e cila prej dy vjetësh ndodhet në azil dhe nuk ishte marrë kurrë me biznes.
Sapo sigurimet shoqërore u njoftuan për milionat e saj, Haxhires papritmas i ndërpritet pensioni.
Ndiqeni intervistën e saj më poshtë