PD Vlorë thirrje të rinjve për t’iu bashkuar protestës së 7 korrikut

Dega e PD në Vlorë i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë, të rinjve në veçanti, të bashkohen më 7 korrik në sheshin e lirisë, në sheshin e përgjigjes rinore, nën idealin e lirisë, për të qënë të fortë dhe të sigurtë për të ardhmen.

“Kombi është në rrezik, Shqipëria është në rrezik! – thuhet në deklatë. – Mjerimi dhe varfëria janë ulur këmbëkryq në çdo familje shqiptare!

Korrupsioni qeveritar dhe vjedhjet qe s’po njohin limit, jane indikatoret dhe objektivat primare te sektit ne pushtet. Por me e dhimbshmja keto 9 vite, rreziku me i madh, alarmi me i madh per ne shqiptaret, per ne te rinjte eshte shpopullimi dhe largimet masive te karakterit biblik te te rinjve.

Sot perfaqesoj cdo te ri dhe te re, zeri i te cileve u shua, u mbyt dhe zgjidhja e vetme u mbeti valixhja drejt perendimit, drejt atyre vendeve ku shpresojne te gjejne ate qe kërkonin dhe humben ne vendin e tyre.

Sot kemi te rinj qe nuk shkollohen, jo se ju mungojnë vullneti dhe deshira, por që varfëria i detyron të punojnë dhe, akoma më shumë, të largohen jashtë.

Ne 9 vite, jane larguar mbi 500.000 shqiptarë, ku pjesa me e madhe jane te rinj, forca me vitale e ketij vendi.

Dhe kur largohet rinia, e ardhmja e vendit dhe e kombit është vërtet në rrezik; humbet shpresa për të ardhmen, shpresa për ndryshim, kapitullon përpara së keqes.

Përgjegjësi për këtë ka veç: Rama dhe sekti i tij në pushtet!

Keto 9 vjet, shqiptarë qe ikin e ikin nga vendi i tyre, per nje jete me te mire, per nje te ardhme me te mire, per kushte me te mira pune, per shkollim e shendetesi me te mire, per drejtesi e barazi para ligjit.

9 vite politika antikombëtare e shpopulluese, 9 vite vrasje shprese per ne te rinjte nga sekti në pushtet.

Per 9 vjet, cdo dite na jepet nje arsye me shume per t’u larguar.

Por po ashtu na jepen edhe mijëra arsye për të qëndruar, rezistuar e për të fituar!

Rezistenca jone e lirise, e frymes se rinise, do jene antidoti me i mire per kombin, per Shqiperine.

7 korriku le te jete pergjigja jone qendrestare.

Protesta jonë do te tregojë se ne, te rinjtë, jemi mbrojtësit më të mëdhenj të çdo interesi kombëtar, jemi mbrojtësit e së drejtës, të së mirës të së ardhmes!

Te rinj, te reja, qytetare te Vlores, bashkemoshatare, studente, le te bashkohemi ne protesten e madhe te 7 korrikut, per te qene nje pergjigje e madhe qytetare ndaj sektit ne pushtet.

Te bashkohemi ne sheshin e lirise, ne sheshin e pergjigjesë rinore, nen idealin e lirise per te qene te forte dhe te sigurte per te ardhmen tone. Zoti e bekoftë rinine! Zoti e bekoftë rrugëtimin tonë demokratik!”

 

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply