Protesta e 7 korrikut, Musatafaj: Te Rama shoh frikë…

Një moment pozitiv e cilëson analisti Besnik Mustafaj, protestën e 7 korrikut që është thirrur nga Partia Demokratike dhe kreu i saj Sali Berisha.

I ftuar në studion e ‘Radar Informativ’ në ABCNews, Mustafaj tha se shqiptarët i kanë humbur ndjeshmëritë e protestës. ‘Shoqëria po bie gjithnjë edhe më shumë në një pozitë pasiviteti’, theksoi ai.

Por përse zgjodhi të protestojë tani Berisha? Sipas tij, PD ka nevojë të tregojë forcën mobilizuese që ka bërë gjatë kësaj periudhë.

‘Besoj se do të shkonte shumë gjatë vera. Opozita ka nevojë të tregojë përpara pushimeve edhe forcën mobilizuese që ka. Është e dobishme për ta filluar vjeshtën me energji të reja’, tha ai.

Lidhur me deklaratat e Berishës, i cili shprehet vazhdimisht me bindje se Rama do të largohet, Mustafaj thekson se për herë të parë sheh frikë te kreu i qeverisë.

‘Unë e njoh Berishën, edhe në ‘97 dhe ‘98. Berisha në të njëjtën gjuhë fliste. Ai është i sinqertë i beson ato që thotë. Ajo që më bën të besoj te ato që thotë Berishës është frika që shoh te Edi Rama. Për herë të parë po insiston të përdorë SPAK për ta nxjerrë nga fusha e betejës Berishën’, theksoi Mustafaj.

About Redaksia

Check Also

Skandali/ Veliaj nis kërkesat për azil në SHBA, bileta e kthimit me 18 janar, reagimi i Berishës

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar biletën e avionit të Veliajt duke e nxjerrë …

Leave a Reply