Drejtori i Varrezave në Tufinë ka përfunduar në pranga. Mësohet se operacioni po zhvillohet në bazë të një procedimi të nisur nga krimi Ekonomik i Policisë Tiranë, për Drejtorinë e Varrezave në Tufinë.
Sipas informacioneve, janë arrestuar drejtori i varrezave, dy janë në kërkim e dy në gjendje të lirë. Zyrtarët mesohet se kërkonin nga 50 mijë lekë të reja (500 të vjetra) për një vend në varreza, por nuk dihen ende të tjera detaje.
Burime nga policia bënë të ditur se, Krimi Ekonomik dhe Prokuroria e Tiranës po zhvillojnë një operacion për akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Mësohet se deri më tani janë ekzekutuar 8 masa arresti, ku mes tyre janë disa zyrtarë.
Burimet bëjne me dije se mes të ndaluarve është edhe një drejtor në Bashkinë e Tiranës, me inicialet E. N. Aksioni po zhvillohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ndërsa është duke vijuar edhe në këto momente. Ndërkohë, operacioni është duke vijuar nga organet e drejtësisë.