Covid-19/ Komiteti Teknik i Ramës rikthen maskat

Një ditë para protestës së opozitës përpara Kryeministri, Komiteti Teknik i Ekspertëve në Ministrinë e Shëndetësisë ka vendosur të mblidhet për të njoftuar mbi situatën e pandemisë COVID-19 në Shqipëri dhe dhënë rekomandimet e reja.

Dr. Mira Rakacolli tha se “siç, është vënë re, pas një periudhe të stabilizuar të përhapjes së këtij infeksioni, që diktoi thuajse të gjithë heqjen e të gjitha kufizimeve në vend e më tej, filloi një shtim i numrit të të infektuarëve dhe deri edhe humbje e jetës. Ky trend u vu re dhe javën e kaluar si rezultat i qarkullimit të nënvarianteve të virusit Omicron.”

Por, vërejti Rakacolli më pas, “për momentin ku ne jemi këtu, nuk është rasti për të propozuar ndonjë masë tjetër përveç asaj të vaksinimit. Sepse të pavaksinuarit na rrezikojnë edhe ne që jemi të vaksinuar.” Ndërkohë theksoi dhe ngulmoi në përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura.

Dr. Silva Bino nga ana e saj vuri në dukje se vaksinimi nuk ka njohur përparim. Vaksinimi primar ka mbetur 46%, kurse ai me dozën e tretë i ulët.

Sipas Binos, nga varianti BA2, tashmë vihet re një rritje me shpejtësi e BA5 për të cilën nuk kemi akoma të qartë sa e rëndë është sëmundja dhe sa vdekje shkakton, ka dhe të dhëna të pakta nëse është më i transmtueshëm se BA2 apo jo.

Mjekja këshilloi se personat mbi 60 vjeç duhet të kryejnë dozën e tretë, kurse ata që nuk e kanë kryer dozën e parë apo të dytë ende, duhet të vrapojnë për ta marrë atë.

Dr. Najada Çomo foli për situatën në spital. Në javët e para të qershorit kishim ulje të pacientëve të shtruar deri në katër, kurse dy javët e fundit kemi një shtim nga 5-6 persona në ditë. Ata janë të pavaksinuar, ose me vaksinë të papërfunduar dhe kryesisht ata që kanë bërë vaksinimin e hershëm dhe gjej rastin të them se doza e tretë është krejtësisht e domosdoshme.

Edhe temperaturat e larta nuk e kanë ulur numrin e të sëmurëve, ai numër vazhdon. E rëndësishme është që personat mbi 62% është mosha mbi 60%.

E pyetur nga gazetarët nëse duhet të merren masa të reja në këtë situatë, kryetarja e komisionit, Rakacolli tha: “Për momentinqë ne jemi këtu, nuk është rasti për të propozuar ndonjë masë tjetër përveç asaj të vaksinimit. Sepse të pavaksinuarit na rrezikojnë edhe ne që jemi të vaksinuar.”

About Redaksia

Check Also

Thirrja e Berishës: Të shpëtojmë Tiranën, të premten…

Kryetari i PD Sali Berisha u ka bërë thirrje sot qytetarëve për të shpëtuar Tiranën …

Leave a Reply