Berisha: Për Ramën qytetarët ekzistojnë vetëm për t’i vjedhur, përgjigjen e merr nesër

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh s gjatë takimit me shoqërinë Civile, të grupuar nën siglën e Frontit të Shpëtimit Kombëtar, se në mënyrë absolute për Ramën qytetarët shqiptarë nuk ekzistojnë, apo ekzistojnë vetëm për t’u vjedhur, për t’u mashtruar, për t’u nënshtruar.

“Kemi të bëjmë me një person dhe një qeveri, që në mënyrë absolute për të cilin, qytetarët shqiptarë nuk ekzistojnë, apo ekzistojnë vetëm për t’u vjedhur, për t’u mashtruar, për t’u nënshtruar. Këto përgjigje do të japë protesta nesër dhe në vazhdim. Klima, entuziazmi është shumë i madh, pakënaqësia është e pakufishme. Le të ftojmë ne, le të bëjmë gjithçka për të shndërruar protestën tonë dhe mesazhin tonë në një magnet për shoqërinë e heshtur shqiptare. Për atë shoqëri që ndjek me dëshpërim të madh këto zhvillime, por duhet të vendosë të reagojë, duhet të heqë dorë nga pasiviteti dhe “ç’më duhet mua?”. Duhet të ngrihemi për t’i thënë këtij autokrati se kohërat i ke të numëruara”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Pavarësisht se kush do jetë pas zgjedhjeve në Shtëpinë e Bardhë, nuk besoj kurrë se do pranojë të trashëgojë akte të mafies shqiptaro-amerikane

Kryetari i PD, Sali Berisha është pyetur nga qytetarët edhe për zgjedhjet në SHBA. Berisha …

Leave a Reply