Kryetari i PD, Sali Berisha foli në konferencën e organizuar për promovimin e librit ‘Shqipëria në rrezik’ nga shoqëria civile. “Ky libër është një homazh për kauzat dhe aktivistët e shoqërisë civile, i kanë promovuar dhe mbrojtur këto kauza. Por nga ana tjetër, është edhe një mesazh-thirrje për të gjithë shqiptarët, të bashkohen me këto kauza të drejta. Kauza, të cilat kanë një emërues të përbashkët, mbrojtjen e lirive të shqiptarëve.
Është një nderim dhe homazh gjithashtu për të gjithë ata që nesër do mbushin bulevardin në një protestë epike, do thosha unë, në një protestë të një rëndësie jetike për Shqipërinë, pasi siç del çdo orë dhe çdo ditë, Edi Rama dhe ekipi i tij abuzon me liritë, me financat, me qenien, me dinjitetin e qytetarëve shqiptarë.
Temperaturat janë të larta, por më e lartë është edhe urrejtja popullore për këtë dhunues të kauzave të lirive. Gjithçka lidhet me liritë e qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.