Edi Rama është trembur nga publikimi i fakteve të reja të aferës së inceneratorëve dhe nga protesta

• Edi Rama është trembur nga publikimi i fakteve të reja të aferës së inceneratorëve dhe nga protesta e 7 korrikut. Sa herë i duhet të mbulojë një skandal të qeverisë ai shpik një ngjarje “të madhe”

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETI LUÇIANO BOÇI

Më 23 janar 2019, Edi Rama gëzonte në Tuitter për “një lajm inkurajues”. Shkruante për një rezervë të madhe nafte e gazi të zbuluar nga kompania SHELL në Shpirag.
Ai shtonte se efektet në ekonomi do të ndiheshin që në vitin 2020, pra një vit më vonë.

Kanë kaluar tre vjet e gjysmë nga lajmërimi, dhe 2 vjet nga viti 2020, dhe shqiptarët, të vetmin lajm nga nafta, gazi dhe qeveria kanë rritjen galopante të çmimeve.

Si çdo gjë në Shqipëri që e ka habinë tri ditë, edhe premtimi për rezerva të mëdha nafte do të ishte harruar, nëse Kryeministri nuk do ta kishte përsëritur dje të njëjtën rrenë.

Si vrasës serial i së vërtetës dhe mashtrues klasik, Edi Rama e përsëriti “zbulimin” e naftës.

Nga efekti në ekonomi, që parashikonte në vitin 2019, ai tha dje se rezervat e naftës dhe gazit që do të zbuloheshin nga kompania SHELL, do të ndryshonin të ardhmen e Shqipërisë.

Partia Demokratike denoncon mashtrimin e përsëritur të Kryeministrit dhe përçmon si herën e parë, ashtu edhe përsëritjen e talljes publike me shqiptarët.

Ne gjithashtu duam të bëjmë me dije edhe arsyen e riciklimit të rrenës nga Edi Rama.
Ai është trembur nga publikimi i fakteve të reja të aferës së inceneratorëve dhe nga protesta e 7 korrikut.

Sa herë i duhet të mbulojë një skandal të qeverisë ai shpik një ngjarje “të madhe”.
Bëhet qesharak kur nuk ka më ç’të shpikë dhe riciklon. Bëhet i padurueshëm kur, në kohën e krizës së çmimeve të karburanteve, në vend që të japë zgjidhje tregon përralla me puse nafte.
I vetmi zbulim në naftë është litri me 2.1 euro, që rrënon qytetarët dhe pasuron qeveritarët.

Bashkohuni me ne, nesër në ora 19.00, para Kryeministrisë.
Kur e vërteta është në rrezik, Shqipëria është në rrezik.

About Redaksia

Check Also

Kryetari i Shoqatës Shqiptaro-Italiane: Rama mund të mashtrojë në Greqi, por me ne s’i ecën!

Kryetari i Shoqatës Shqiptaro-Italiane Abruzzo, Luan Hallulli ka komentuar takimin që kryeministri Edi Rama zhvilloi …

Leave a Reply