KE kundërshton “Ligjin për amnistinë fiskale”, Bozdo: I hap rrugën ligjore pastrimit të parave të pista

• PD përshëndet qëndrimin e Komisionit Europian i cili kundërshton “Ligjin për amnistinë fiskale”, Eno Bozdo: I hap rrugën ligjore pastrimit të parave të pista në Shqipëri.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ANËTARI I KRYESISË, ENO BOZDO

Me një gjuhë të qartë, Komisioni Europian paralajmëroi dje qeverinë shqiptare për ligjin e amnistisë fiskale.

Nëse miratohet KE paralajëmron se, së pari, do të cënojë rëndë reputacionin e Shqipërisë.

Së dyti do të dëmtojë forcën e ligjit dhe punën e institicioneve që parandalojnë krimin ekonomik dhe paratë e pista në ekonomi.

Partia Demokratike përshëndet këtë qëndrim të Komisionit Europian.

Alarmi që ne kemi ngritur ka qenë i drejtë dhe profesional dhe ne do të vazhdojmë të rezistojmë, në emër të interesit publik dhe të çdo shqiptari.

Një shqetësim shumë serioz për KE mbeten “rezidentët jotatimorë”, si elementë potencialë të pastrimit dhe kontrabandës së parave nga aktivitete të paligjshme.

Pra, siç edhe PD ka denoncuar, ky projektligj i hap rrugën ligjore pastrimit të parave të krimit në Shqipëri, dëmton biznesin e ndershëm, dëmton rëndë reputacionin e vendit dhe forcën e organeve ligjzbatuese.

Nga mitatimi i këtij projektligji humbasin të gjithë, me përjashtim të Edi Ramës, grupit të afërt të tij dhe “çunave problematikë”.

Sa herë afrohen zgjedhjet, aleanca e tij me krimin e organizuar përtërihet.
Ky është rasti edhe kësaj here.

Partia Demokratike ju fton që nesër t’i bashkoheni Frontit të Shpëtimit Kombëtar.

Nëse nuk keni para për të pastruar, por mezi i siguroni për të jetuar, 7 korriku është edhe kauza jote.

About Redaksia

Check Also

Në dreq Ambasadorë memecë ndaj hajdutërisë mafioze

Ne dreq Ambasadoret memecë ndaj hajdurise mafioze te pandeshkuar te Rames e Veliajt dhe llafane …

Leave a Reply