Përse e quajnë Cristiano Ronaldon “El Bicho”?

Cristiano Ronaldo pa dyshim është njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit. Mmadje nga disa tifozë konsiderohet edhe si “GOAT” (Më i madhi i të gjitha kohëve). Por, 37 vjeçari i ka edhe disa pseudonime apo nofka, të cilat i janë vendosur ndër vite.

Ai ka luajtur me sukses në katër shtete të ndryshme, në Portugali, në Spanjë, në Itali dhe në Angli, ndërsa në Spanjë i kaloi vitet më të mira të karrierës me Real Madridin, ku e quanin “El Bicho”.

Ç’do të thotë kjo nofkë dhe përse e quajtën ashtu portugezin?

Ronaldo iu sillte adrenalinë dhe eufori komentatorëve spanjollë me paraqitjet dhe me golat e tij sa luajti në Madrid.

Në një ndeshje, komentatori spanjoll Manolo Lama e përdori termin “El Bicho” në një radio komentim të një ndeshjeje të La Ligas.

“El Bicho” në spanjisht i bie dikush që mund t’i frikësojë dhe gllabërojë mbrojtësit kundërshtarë.  Dhe, ky pseudonim erdhi falë fizikusit, fuqisë dhe lidershipit të “CR7”, i cili i dominonte lojtarët kundërshtarë.

Ronaldo i kishte kaluar 10 vjet në Spanjë, ku i kishte realizuar 451 gola në 438 ndeshje në të gjitha garat, me një mesatare të jashtëzakonshme prej më shumë se një goli për ndeshje.

Ai e fitoi katër herë Ligën e Kampionëve dhe po aq herë edhe Topin e Artë në “Santiago Bernabeu”.

Ndër të tjera, kishte thyer rekorde të shumta dhe ishte bërë golashënuesi më i mirë në histori të klubit.

Ishte bërë po ashtu lojtari i parë në histori të madrilenëve që i shënon më shumë se 60 gola brenda një sezoni.

Aftësitë e jashtëzakonshme për të dribluar dhe aftësitë për t’i përfunduar aksionet nga pozita të ndryshme dhe të vështira, e bënë atë njërin prej lojtarëve më të mirë në planet.

Përpos “El Bicho”, futbollisti i Manchester Unitedit nga shumëkush quhet “CR7”,

Por, familja dhe miqtë e afërt e thirrin edhe “Ronnie” apo “Cris”.

Për nder të tij është ndërtuar një bust në vendlindjen e tij në Funchal të Madeiras, i quajtur “Museu CR7”.

Jo shumëkush e di se galaksia e quajtur Cosmos Redshift 7 apo Galaxy CR7 është inspiruar nga Ronaldo.

Ai po ashtu njihet edhe si Mr. Champions League pas rekordit të regjistruar në këtë garë, shkruan “Gazeta Express”.

Ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe i Juventusit i ka shënuar 140 gola në Champions dhe e ka fituar pesë herë këtë trofe, 4 herë me Realin dhe 1 herë me Manchester Unitedin.

Në sezonin 2021/22 me “Djajtë e Kuq” i realizoi 24 gola në të gjitha garat. Tani ai është duke e kërkuar largimin nga “Olf Trafford”.

About Redaksia

Check Also

Neymar rrëfen tmerrin në Paris: Tentonin të më godisnin!

Largimi i Neymar nga PSG nuk ishte i butë, praktikisht siç ndodhë shpesh me yjet …

Leave a Reply