Protesta e 7 korrikut, “Beznesi është në kolaps”, Nazif Tivari sipërmarrës: Kur biznesi është në rrezik, Shqipëria është në rrezik.
Jam Nazif Tivari, 71 vjeç nga Durrësi.
Te hyrja e biznesit tim në Durrës, një punishte bulmeti, kam vënë dekoratat e mia. “Nderi i qytetit” nga Shoqata “Durrësi autokton” dhe “Mjeshtër i madh nga Presidenti i Republikës
Poshtë tyre kam vënë një gobë prej 25 milion lekësh nga Tatimet.
Gjoba duhet të ketë shkuar në 40 milion tani.
Është një gjobë që nuk e paguaj dot.
Nuk paguaj dot as rrogat e 10 punëtorëve të mi, të cilëve jua jap rrogat me një muaj vonesë.
Unë do të vij në protestën e 7 korrikut.
Kur një biznes është në rrezik, Shqipëria është në rrezik.