Rama e do amnistinë për të shpëtuar klientët e tij nga ndjekja penale

Nga Agron SHEHAJ

Skema e evazionit e denoncuar nga LSI është arsyeja e vërtetë se pse qeveria po kërkon të bëjë amnisti fiskale. Ndonëse fshihet pas emigrantëve, tashmë është e qartë se Edi Rama e do amnistinë fiskale për të shpëtuar klientet e tij të përfshirë në evazion dhe krim financiar nga ndjekja penale.

Hetimi i prokurorisë për këtë skemë dhe vendimi gjyqësor i dalë pas tij nuk është drejtësi, por përpjekje për të varrosur drejtësinë. Fakti është se autoret e vërtetë te kësaj skeme evazioni nuk janë personat e dënuar, të cilët hapen kompanitë fiktive. Këta ndonëse kane pergjegjesitë e tyre, janë më së shumti punëtorë, lavazhierë dhe kamarierë te përdorur.

Evazoret e vërtetë janë kompanitë, të cilat kanë marrë fatura fiktive nga këto kompani. Dhe përvec inceneratorëve, dyshohet se fatura fiktive nga këto kompani fantazmë kanë marrë edhe shumë kompani të afërta me qeverinë që janë fituesit më të mëdhenj të tenderave publikë, veçanërisht në infrastrukturë.

Prokuroria nuk e ndoqi zinxhirin e transaksioneve deri në fund. Kujt i faturuan qindra milionë euro kompanitë Lumi 06, Koleci 2003, Sopotonia, Froggy dhe shumë kompani të tjera fantazmë? Sigurisht që ja u faturuan klientëve të tenderave që jep qeveria.

Përvec evazionit kjo skemë është dëshmi e korrupsionit të madh që ndodh me tenderat publikë. Sepse kompanitë që marrin tendera me vlera të fryra përkundrejt rryshfetit që japin tek qeveritarët, marrin fatura fiktiva nga kompanitë fantazmë për të justifikuar shpenzimet.

Meqë të gjithë këta tashmë janë të përfshirë në skemë, qeverisë i duhet të amnistojë penalisht evazionin për të shpëtuar klientët e saj, me të cilat ndan paratë dhe per te mos lejuar drejtësinë qe te hetojë këtë krim te madh, i cili do të hapë kutinë e pandorës së korrupsionit qeveritar.

SPAK dhe organet e drejtësisë duhet të hetojnë deri në fund këtë aferë të madhe, për të nxjerrë përpara ligjit përfituesit e vërtetë të këtij evazioni dhe korrupsioni gjigand.

About Redaksia

Check Also

Edvin Rama si Bashar al-Assad!

Nga Bujar LESKAJ Në 9 dhjetor të vitit 2003, në OKB, 100 shtete, mes tyre …

Leave a Reply