Thirrja e diasporës për protestën e 7 korrikut në një spot

600 mijë shqiptarë të larguar në nëntë vite. Shqipëria vazhdon të humbasë pjesën më vitale të saj. Shpopullimi i Shqipërisë nuk është një konspiracion, por një agjendë që shënon dramën më të madhe të vendit tonë – një dramë e shkaktuar nga humbja e shpresës dhe frika për të ardhmen.

Politikat e shpopullimit dhe një opozite e kapur shtynë intelektualët, shtresën e mesme, zanatçinjtë e rininë të braktisin familjet, komunitetin e pronën e tyre – gjerat më të shtrenjta për çdo individ. Por tani një drite shprese është ndezur dhe diaspora qëndron përkrah opozitës se vërtete.

Diaspora përkrah vizionin konservator të Partisë Demokratike – e vetmja alternativë që mundëson ndryshimin e vërtetë.
Komunizmi vriste rininë, intelektualet dhe fjalën e lire.

Regjimi i sotëm i përzë nga Shqiperia, duke vrarë të ardhmen e atdheut tonë. Koha te ndalim te keqen sot. Nesër do te jete tepër vone!

Në 7 korrik t’i themi jo agjendës së shpopullimit, të rikthejmë në atdhe shqiptarët e përzënë dhe t’i japim Shqipërisë një të ardhme!

 

About Redaksia

Check Also

Zhduken 13 mijë fletë me prona tek Kadastra/ Skandal me përvetësim të pronave nga Rama dhe AKSH, denoncimi…

Denoncimi i Kryetarit të PD, Sali Berisha Këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të …

Leave a Reply