Spartak Braho: Rama do të ketë fundin e Musolinit ose…

Ish-deputeti i PS, Spartak Braho, situatën brenda maxhorancës aktuale e sheh si mjaft shqetësuese me “jesmenë” dhe një kryetar si “shefi i Shtabit të Ushtrisë”, kurse qeverinë të përfshirë në afera korruptive.

Në studion e “Neës 24”, Braho me tone të ashpra e quajti Edi Ramën si “megaloman”, i cili sipas tij po të kishte “ushtri do ishte i gatshëm të niste dhe luftë në Ballkan”. Ai paralajmëroi se Rama do të ketë fatin e Musolinit, ndërkohë që e akuzoi se me listën e “investitorëve strategjikë ka krijuar bankomatet e tij personale”.

Braho e sheh skandalin e inceneratorëve si më të rëndën e të gjitha kohërave. Sipas Brahos, “Rama a do ketë fundin e Musolinit apo Kraksit, le ta zgjedhë vetë, por që do ketë një fund negativ, do ketë”.

“Skandali është aq i fortë, sa kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Është pan-evropian mafioz. Është praktika e mafies në këtë histori, por Rama nuk e jep dorëheqjen nga këto. Rama si pjesë e oligarkisë politike ka zgjedhur modelin e (Benedetto) Crax-it, kryeministër i Italisë në ‘80-‘90, qe procesi i Del Pieros ‘Mani pulite’, që shkallmoi politikën italiane të përfshirë në afera korruptive dhe që e dënuan Crax-in. Ai vdiq në azil në Tunizi në atë kohë. Ky është modeli i Edi Ramës. Fryma e tij, të duket si një hije e Musolinit dhe Musolini socialist ka qenë në fillimet e tij. Rama ka qenë fashist dhe u bë socialist. Rama i ka shumë të egra fillimet. Në të dyja rastet krahasimi dhe analogjia qëndron. A do ketë fundin e Musolinit apo të Kraksit, le ta zgjedhë vetë, por që do ketë një fund negativ do ketë. Nuk do japë dorëheqjen sepse tani është bërë i gjithëpushtetshëm,” tha Braho.

I pyetur se çfarë fshihet pas skandalit me rrugën Kardhiq-Delvinë dhe pse rruga Kardhiq-Delvinë vetëm 34 km mori 16 vjet kohë dhe dyfishin e fondeve, Braho thotë: “Ajo rrugë ka filluar që kur ishte ministër Olldashi. Është në kuadrin e aferave korruptive ku është përfshirje ministrja. Balluku është pjesë e oligarkisë politike të Ramës, me të jep e merr, me të zgjedh kë do ai, për të krijuar atë që quhet era e Ramës. Rama është megaloman, i ka hipur në kokë që t’u ngjajë njerëzve të mëdhenj. Rama, po të ketë ushtrinë, fillon edhe luftën në Ballkan, por nuk ka këllqe. Kërkon të kujtohet si periudha e Ramës, është i papërmbajtshëm. Derisa del dhe dënon gazetarët kot, ç’punë ka ai me gazetarët. Oligarkia ekonomike e grumbulluar në 10-15 vetë. Le të botojë listën e investitorëve strategjikë. Unë e kam parë listën. Është për të vënë duart në kokë. Ata kanë krijuar bankomate, ku fshihet drejtori i KESH, Vangjush Dako etj. Problematika është e ngjeshur, pakënaqësia e njerëzve të thjeshtë… si mos të zemërohesh. Ministria e Shëndetësisë ble krevat dopio. Për çfarë e do? Rama i ka hipur gomarit mbrapsht dhe prapa i vijnë ata sanço pançot”.

About Redaksia

Check Also

Berisha publikon videon: Ky ishte mëngjesi turistik i Vlorës, tym e blozë!

Kryetari i PD, Sali Berisha publikoi pamjet tronditëse nga pasojat e flakëve në vendin e …

Leave a Reply