500 mijë lekë pë një varr/ Burg për drejtorin e Veliajt, zbardhen përgjimet

Drejtori i Agjencisë së Shërbimeve Funerale në bashkinë Tiranë, Eljodor Ndini është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës, së bashku me 3 punonjës të tjerë të varrezave të Tufinës, pasi u vunë në pranga pak ditë më parë pas publikimit të skandalit me shitjen e varreve. Ditën e sotme, Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg 4 prej tyre, ndërsa për 3 ka vendosur “arrest shtëpie”, e për një është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Në burg janë lënë: – Eliodor Ndini (në burg), 32 vjeç, me detyrë Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”; – Gazment Daja (ne burg), 49 vjeç, me detyrë punonjës i Sektorit të Varrezave Tufinë, në Agjencinë e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; – Alban Ajazi (në burg), 28 vjeç, për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe “Korrupsioni pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”; dhe – Latif Shehu (ne burg), 63 vjeç, me detyrë punonjës i Sektorit të Varrezave Tufinë, në Agjencinë e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ndërsa me masën e sigurisë “në shtëpi” janë dërguar: – Bujar Lica (arrest në shtëpi), 66 vjeç, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”; – Endrin Milla (arrest në shtëpi), 37 vjeç, për “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsion aktiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”; – Fatjon Gjonaj (arrest në shtëpi), 24 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Ndryshe nga të tjerër, për Xhemal Mena , 61 vjeç, me detyrë punonjës i Sektorit të Varrezave Tufinë, në Agjencinë e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” është vendosur(detyrim paraqitje. Ndërsa u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit Roza Ndoj, 44 vjeçe dhe Julian Çuka, 31 vjeç, për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’.

Përgjimet

Punonjësi i Sektorit të Varrezave Tufinë, Gazment Daja kërkon lekët nga A. M. për t’ia dhënë drejtorit. Provat e siguruara për Ndinin janë bisedat që ka bërë në whattsap me shtetasin Albani Tufinë, i cili është vënë në dijeni për një gropë varri të hapur nga inxhinieri dhe ka marrë lekë për këtë gropë varri.

Biseda tjetër është kur personi me emrin Alban, i identifikuar si Alban Ajazi roje në varrezat e Tufinës i tregon një varr i cili i ka kaluar bordurat kryesore dhe drejtori Eljodor Ndini thotë “E ka bo jashtë përmasave, e mbyte”.

Në një sekuencë tjetër vërehet një episod ku i thotë “Bëja normale dhe mos ia premto kot”.

Në mesazhe të tjera thotë “A do i ndërrojmë makinat se sa më erdhën lekët”.

Në një sekuencë tjetër vërehet një episod ku drejtori i thotë “Nga humbe sot që mu deshe mua”.

– Ku je me

– Ke  Zyrat

– Ho me cer tha qorri

– Thot shefi a na nimo me 700 €!

– Ho me, Erdhi varrim

– O jet, Ku do e fusim sot,

– Kush e ka Herri, Edhe thuj 5, Jo me bo si ku**at mrapa

– Po ska mo vene

– Ka se kam un

– Ku Aty ke 162 Ok, Hajde lart, Aty je per komfirmim

– Me thuj po jo Se jam me ledin ketu,

– Ok Se fola Shife se jan te erit ato, mos te llapin nai gjo!

– Hajde Ku je!

– Me bo i 700 po pate mundesi Edhe regullona me ato”.

Një provë tjetër është biseda me personin  J. C. Akshi, ku drejtori Eljodor Ndini i dërgon një foto të legalizimit të personit Flamur Qefalia dhe më pas i thotë “shumë faleminderit ta kam borxh”.

Po ashtu bën bisedë duke i kërkuar se ka një mikun tij që ka aplikuar për kredi dhe i jep bashkia kredi të butë duke i thënë “shiko mos bësh ndonjë gjë”.

Po ashtu i thotë “kam dhe nusen për të marrë kredi por do takoj A. S. se ajo është e para e kësaj pune”.

Biseda tjetër ndodh me personin emrin emrin Milla, ku i dërgon një dokument legalizimi dhe i thotë “ma shiko”, ai i thotë “ok”.

Sipas dosjes, Endrin Milla është punonjës privat dhe ka biseda  me drejtorin Eljodor Ndini të cilat kanë lidhje me legalizimin e shtetasit Flamur Oefaliaku i thotë të jap gjashtë milionë kur ta përfundosh.

Po ashtu Ndini i dërgon një numër parcele, një gropë të hapur dhe më pas i thotë Millës  “më ke bërë dëm me atë gropën , më kanë bërë shumë pis”.

“Hë se flas unë me Albanin”, thotë Milli. Më pas i thotë “hë mos mi lër mbas dore , edhe 6 të jap unë”.

Sipas dosjes, ai është pyetur se për çfarë e ka përmendur shifrën gjashtë. Shtetasi Endri Miilli i ka thënë që do t’i jepte 6 milionë për legalizimin që do bënte.

Në një bisedë tjetër Endri Milla I thotë “o  500 mijë o u dh*e puna”

Ai ka bërë një bisedë tjetër ku Endri Milla i thotë “merri lekët, 100 thuaj t’i thotë”.

Në bisedën tjetër i dërgon fotot e banesës që është për legalizim të shtetasit Flamur Qefalija.

Në bisedë tjetër drejtori i arrestuar  i dërgon fotot e aplikimit dhe të gjitha veprimet që ka bërë për legalizimin dhe Milla i thotë “doje gje?”, ndërsa Eljodor i thotë “të lija nja 60 ti kesh“, ndërsa Milla i thotë “të lej gjë tek Saja. Po ashtu më thuaj se e rregullojmë dhe nesër mledhim nai lek mbase si e diel”.

Më pas Mhilla i dërgon foto të koaludimit të shtetasit Flamur Qefalija dhe i thotë për kontroll teknik në Tiranë 2, “Çne ka ardhe aj inxhinjerja këtej sot me syze?”.

Eljodori i thotë “Zhani”.

Në bisedën tjetër i thotë Mhilla “më sill 500 mijë se më duhen, se jam ngushtë, Nuk kam mbledh asnjë lek sot jam zero”.

Eljodor Ndini i thotë “E la pra nesër, do vi te zyra, u merz se edhe gjasme mi kërkove, I thash që më ke bo i varr e stë kam dhën akoma lekët”.

Mhilla i thotë “Më sill 500 sot të tjerat nesër, Më gjej sot 500”.

Në një bisedë tjeter Eljodori i thotë Millës “jam me Latifin, i ke thënë, mbarova i dhashë kafen, me mirë se të bëjë fjalë dhe ti u fusje në siklet, gjete sebeb me u kap”.

Latif Shehu rezulton të jetë me detyrë Teknik Sektori në varrezat e Tufinës pranë Agjencisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply