Berisha: PD ishte dje më e bashkuar se kurrë, largimi i Edi Ramës objektiv imediat

KONFERENCA E PLOTË E KRYETARIT TË PD SALI BERISHA ME GAZETARËT

Jam sot këtu para jush për të shprehur mirënjo hjen time më të thellë, falënderimet e mija më të përzemërta ndaj të gjithë atyre qytetarëve dhe qytetare, demokrat, anëtarë të shoqërisë civile, anëtarë të partive politike opozitare, qytetarë pa parti, anëtarë të PS dhe forcave të tjera politike për pjesëmarrjen e tyre si misionarë të vërtetë në protestën e datës 7 korrik e cila në përmasat e saj në frymën dhe mesazhin tejkalon në këto 30 vite çdo protestë tjetër.

Mbrëmë në bulevardin dëshmorët e kombit të gjithë ata, që erdhën nga çdo skaj i lagjeve të Tiranës, nga çdo skaj i Shqipërisë nuk kishin ardhur aty për Sali Berishën, nuk ishin aty për thjeshtë një protestë. Ishin që të gjithë misionarë, njerëz, burra gra të rinj e të reja në përmbushje të një misioni. Në këtë aspekt forca e një tubimi madhështor të tillë misionarësh nuk është e jashtëzakonshme por është nukleare, njerëzore nukleare.

Sot shqiptarëve në këtë udhëkryq të rrezikshëm në të cilin gjenden ata dhe vendi i tyre, u ka ardhur shansi dhe rasti të bëhen misionarë, për shpëtimin e Shqipërisë. Ata aty i ftoi misioni për shpëtimin e vendit të tyre. Nuk del kush në kulmin e vapës, në një korrik të paparë në memorien e kohës të protestojë pse thërret një njeri. Të gjithë ata i thërriste vendi, dolën se i thërriste dheu i tyre për shpëtim.

Pra data 7 do të shënohet në memorien e kohës dhe revolucionit si një datë historike, si një datë në të cilin shqiptarët befasuan kombin dhe botën. Dy gjëra nga ajo protestë dua tu them. Qytetarët do më thoshte një mik i imi që ndodhej tek ministria e brendshme në miting, i thoshin njëri “ sa mirë ke bërë që ke dalë”.

Pra e ndjenin një detyrë madhore, se po kryenin një detyrim madhor. E dyta absolutisht secili është larguar me bindjen për tu kthyer përsëri, misioni nuk ndërpritet. U larguan të qetë paqësorë. U larguan pasi i dhanë një mesazh të një force të jashtëzakonshme Edi Ramës: Dorëhiqu, largohu nga pushteti. Je vjedhës i papërmbajtur, je kapur në flagrancë në vjedhje me firmën tënde.

Ke firmosur negociatën e mbyllur për djegësit. Afera e djegësve çdo ditë që kalon bëhet dhe më e turpshme dhe më e paimagjinueshme. Organizata e tyre ka në krye Edi Ramën, por ka lejtntant, Agaçin, Ahmetajn, Veliajn dhe Kokën. Zoto, Gugallja, Mërtiri janë thjeshtë ushtarët e tyre. Kurse Gurakuqi etj etj me radhë, janë viktimat e mafies së qeverisë. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë.

Ka njëqind shkaqe po flagranca me djegësit është shkaku më madhor. Mirë është të dëgjojë zërin e qytetarëve. Thashë dhe një herë tubimi i misionarëve ka fuqi nukleare njerëzore, mos e përfytyroni ju misionarin si një njeri që ka kaluar në manastire apo eremi për procese të tilla. Jo, misionar bëhet çdo njeri në kohën dhe thirrjen e caktuar. Sikundër hero mund të bëhet çdo njeri në momentin e guximit të tij, ti kthjellojmë pak gjërat. Pra ishte një thirrje e brendshme një thirrje e vendit që grumbulloi aty atë masë të pafundme njerëzish. Kështu që Edi Rama të krahasojë atë shesh me vetminë prej tre katër personash në Panaja apo diku ku çeli një rrugë të projektuar dhe financuar nga qeveria e mëparshme që para nëntë viteve
Së dyti misionarët e datës 7 korrik, dërguan mesazhin më vëllazëror më miqësor shumicës së harruar shqiptare apo shumicës së heshtur.

Shumicës që shpërfillet nga çdo gjë nga kjo qeveri, që merr çdo vendim pa pyetur se ekzistojnë se marrin frymë, pa pyetur qoftë dhe për një nga interesat e tyre më jetike. Nuk kam parë mesazh më njerëzor më fisnik më paqësor se mesazhi që ai tubim misionarësh u dërgoi shqiptarëve në Shqipëri e kudo që ndodhë. Pra këto mendoj unë ishin dy qëllime madhore të atij tubimi të papërsëritshëm për frymën dhe idealet që shpalosi.

Së fundmi, dytësore por jo e parëndësishme. Në shesh apo drejtim ishte opozita bio, opozita pa bilbila dhe kumuri’, nuk i biem asaj. Komunikonte direkt me misionarët në shesh, dhe kjo ishte e një rëndësie të jashtëzakonshme. Kjo ishte shkaku që njerëzit u larguan pa thënë se çdo të bëjmë, sepse e dinë që do të vijnë prapë dhe do e bëjnë.

Nuk ka më asnjë dyshim, këto tre komente kisha unë për ditën e bekuar të shtatë korrik.

Pyetje: Z.Berisha, kur do të zbresin protestuesit sërish në shesh? Këtë verë? Apo në vjeshtë?

Sali Berisha: Misioni do të vazhdojë me një projekt të caktuar. Nuk mund të them se do të jetë vera apo vjeshta, por ai do të vazhdojë në format e tij derisa në fund do të kalojë, qytetarët në shesh gjer në realizimin e qëllimit të tyre. Misionarët në shesh gjer në realizimin e qëllimit të tyre.

Pyetje: Në shesh dje pamë edhe deputetë të PD që nuk kanë qenë pranë jush, s’kanë marrë pjesë në proceset që ju keni organizuar, siç është zgjedhja e kryetarit të PD. Pas kësaj proteste a keni patur komunikime me këta deputetë dhe a e besoni se në shtator do të keni shumicën e grupit parlamentar të PD në Parlamentin e Shqipërisë?

Sali Berisha: Lidhur me pjesëmarrjen e deputetëve të PD, gjykoj se kanë përmbushur një detyrim moral por edhe ligjor. Ata janë deputetë të PD dhe janë gjetur mes mbështetësve të kësaj partie, aty ku duhet të ishin. Në këtë rast i përgëzoj ata. E kam deklaruar që protesta i mirëpret dhe i kemi ftuar që të gjithë deputetët, përveç asaj këshillës që e morët vesh ju. Në këtë aspekt nuk kam asnjë mëdyshje që ata janë deputetë të PD. Natyrisht që nuk injoroj problemet që ekzistojnë, por uroj dhe shpresoj që ata që vënë PD-në të parën, ata dinë të marrin vendimet e duhura.

Pyetje: Gjatë fjalimit tuaj të djeshëm përmendët më shumë se dy herë togfjalëshin “boll vodhe, ik”. A është ky togfjalësh një formë amnistie ndaj Edi Ramës për akuzat që i keni drejtuar për korrupsion dhe vjedhje. Se kur bën korrupsion dhe vjedh, duhet të shkosh në burg, jo thjeshtë të ikësh…

Sali Berisha: Ik ishte në kuptimin e dorëheqjes si kryeministër dhe kjo nuk përbën asnjë lloj amnistie. Publikisht kam kërkuar dhe propozuar që për kryeministrat të hiqet çdo formë parashkrimi dhe unë ju garantoj se ky ligj do të jetë një nga ligjet e para që do të miratojë Partia Demokratike. Se pastaj, firmos, vidh dhe parashkruaj. Jo. Firmose, vodhe, në qeli të shkosh. Kështu që, mbaje shënim, një nga ligjet e para që do të votojë PD, heqja e amnistisë për çdo kryeministër të 30 viteve të fundit. Edhe për ministrat. Ky parashkrim pastaj shndërrohet në lak në fyt për qytetarët. Dhe ta dinë mirë se po e shkeli ligjin ai do të dënohet në çdo kohë që do të kapet se ka vjedhur.

Pyetje: Një ditë para protestës, kur ju pyetëm sa është numri i qytetarëve që do të ishin në shesh, nuk pranuat të jepnit shifra. Sa i takon pritshmërive tuaja, a u përmbush ajo që ju kishit, duke parë edhe numrin e qytetarëve që dolën në shesh?

Sali Berisha: U tejkalua fuqishëm. Por unë jam njeri që nuk mbetem zemërthyer kur nuk ka shumë njerëz, se ka njerëz, unë kam vlerësimin për njeriun. Unë mund të kem mbajtur fjalime me 50 vetë njëlloj si të kenë qenë 5 mijë apo 50 mijë. Nuk më ndikon mua shumë ajo, se edhe ata 50 janë qytetarë janë njerëz e duhet t’i respektoj. Aq më tepër kur unë isha i vetëdijshëm që këta që do të dalin, dalin për mision, janë misionarë. Atëherë unë mahnitesha, edhe me 1/5 e tyre unë do të mbetesha i mahnitur dhe i mrekulluar, lere pastaj me atë pjesëmarrja aq të madhe.

Pyetje: Nga ana e masivitetit e pamë që protesta e përmbushi qëllimin, por si do ta rrëzoni Edi Ramën? Thjesht me fjalime? Apo do të ketë përshkallëzim të aksionit opozitar? Se kemi parë që me protesta asnjë kryeministër nuk ka ikur nga pushteti…

Sali Berisha: Në fakt, po nuk iku, do ta heqin. Meqenëse shtrove çështjen, unë kam këtë koment. Dje kam deklaruar para shqiptarëve dhe botës, Edi Ramën armik. Dhe sigurisht mund të ketë patur dhe mund të ketë njerëz që mendojnë se kjo ishte e rëndë. Unë e kam deklaruar atë armik me bindjen më të thellë të ndërgjegjes time për dy arsye. E para, për monizmin që vendosi. Monizmin e rrëzuam në vitet ’90. E kishin etërit e Edi Ramës. Monizmin e ktheu Edi Rama në vitet 2021-2022. Monizmin Edi Rama e ktheu duke rrëmbyer votën e shqiptarëve. Për mua vota është thelbi i lirisë. Duke marrë votat me patronazhistët, duke i armatosur ata si terroristë të kuq me të dhënat personale të qytetarëve. Ai rrëmbeu votat me thasë eurosh, me banda, me gjak. Te votat e Taulant Ballës është gjaku i Pjerin Xhuvanit. Pra, Edi Rama vendosi monizmin që ne rrëzuam në vitet ’90. Por nëse ka fatkeqësi supreme kombëtare për një komb është monizmi qoftë ai ideologjik, fetar, apo ai i bazuar në drogë dhe krim siç është ky i sotmi. Dhe kjo përbën absolutisht casus belli dhe ta marrë vesh çdo shqiptar dhe cilido tjetër se Edi Rama do të trajtohet si armik i votës së lirë dhe kurrë nuk do të prekë më votën e shqiptarëve. Kjo është e prerë. Me çdo çmim dhe sakrificë shqiptarët do të votojnë të lirë. Duhet të dini një gjë. Edi Rama është sot 25 vjet në pushtet. Nuk i ka prekur kurrë kush një votë të vetme. Në vitin 2011 kur ka humbur Bashkinë dhe ju jeni dëshmitar, shkoni merrni videot, çdo votë është numëruar para 5 kamerave. Po, janë numëruar votat e hedhura gabim sepse në Kodin e Venecias dhe Kodin e Aifesit, i Venecias është për zonën e OSBE, i Aifesit është për zonën tjetër të botës, që të dy këto kode, detyrojnë numërimin e votave të hedhura gabim. Plus, ka vendime të gjykatave amerikane të cilat detyrojnë një veprim të tillë. Ne zbatuam standardin ndërkombëtar. Por para kamerave, Edi Rama nuk qe i zoti të kundërshtojë qoftë edhe një votë të vetme.

Së dyti, Edi Rama mori pushtetin nga ata që ishin në pushtet dhe që kishin gjithsej 48% të pushteteve në vend. Ju mund të thoni se sot ka 100% për faktin se Lulzim Basha bojkotoi zgjedhjet. Unë ju them ju dhe gjithë shqiptarëve, Edi Rama e deshi këtë. Lulzim Basha bëri gabim të madh, por të njëjtën rrethanë kemi patur në 2007-ën. Ka memorie ky vend dhe ky popull, Edi Rama donte me çdo kusht të bojkotonte zgjedhjet lokale për çertifikatat të cilat 80% ishin në duart e bashkiakëve socialistë. Mahniti botën. 5 muaj u shtynë zgjedhjet lokale. Isha i gatshëm edhe 10 muaj t’i shtyja dhe në monizëm të mos shkoja. Nuk i lejoja vetes kurrë unë t’i riktheja monizmin vendit dhe kombit tim.

Kurse Edi Rama bëri gjithçka të vrapojë për të fituar të gjitha mandatet, nga reforma territoriale te padia që i bëri presidentit pse shtyu datën e zgjedhjeve, mbi bazën e precedentit. Edi Rama është demon pushteti. Nuk njeh model tjetër, vetëm modelin e etërve të tij. Dhe pushtetin e përdor për vjedhjet e tij të pandalshme, i pangopur dhe mjerimin e qytetarëve. Por unë, nëse e kam shpallur dje, e kam shpallur për votën. O do të votojnë shqiptarët, ose e ardhja e tyre nuk ekziston.

Çfarë bëri para 1 jave, para jush, para të gjithë shqiptarëve? Hoqi votimin në PS. Ju duhet të dini, ky vendosi 1 javë më parë ekzakt modelin që ekzistonte në kohën e Enver Hoxhës, në të cilën Byroja, e kryesuar nga Enver Hoxha, mblidhej dhe cakonte sekretarë të parë të rretheve, që ishin kryetarët e degëve të Partisë së Punës. Dhe ky, mbledh Kryesinë dhe i cakton. Imagjinoni kur e bën ky se çfarë konsiderate ka për votën. Ky është armik i egër i shqiptarëve dhe i lirive të tyre. Ky duhet të ikë dhe do të ikë.

Pyetje: Sa herë ka protesta dhe sa herë ka thirrje ‘Rama ik’, këto shoqërohen edhe me një thirrje tjetër për zgjedhje të parakohshme. Është gati PD për zgjedhje të parakohshme?

Sali Berisha: Mendoj se po. Mendoj se tubimi i misionarëve dje dëshmoi se ku ndodhet PD me veten e saj. Ishte një përgjigje. PD ishte në protestë. Se ka individë që preferojnë të çojnë dolli me Edi Ramën apo të mbajnë flamurin e pseudo-opozitës ajo është zgjedhja e tyre, por PD ishte dje më e bashkuar se kurrë në misionin e saj me qytetarët shqiptarë. Por siç e shpreha, largimi i Edi Ramës nga pushteti është objektivi më imediat i kësaj lëvizje apo këtij revolucioni. Pa diskutim që krijimi i një klime për zgjedhje të lira dhe të ndershme do të mbetet objektiv madhor i kësaj partie. Por nuk është çështje e pushtetit në këtë rast, themelore është përmbysja e monizmit, ndëshkimi i vjedhjeve të tmerrshme dhe mbulimi që u bën SPAK-u, SKAP-i dhe prokuroria. Çdo ditë e më shumë ne marrim të dhëna për mekanizmat se si mbyllen aferat e Erion Velisë, aferat e Edi Ramës, Arben Ahmetajt, Damian Gjiknurit dhe ministrave të tjerë. E morët vesh? Në Butrint del djali i xhaxhait të Damiaanit. Me 30 mln euro del Thanasi i Damianit. Rastësi janë këto? Jo. Të gjitha janë plaçkitje, përdorim për plaçkitje. Kështu që, këta duhet të ikin. PD nuk njeh formë tjetër pushteti përveç votës së lirë. Nuk synon të vijë në pushtet ndryshe përveçse me votën e lirë.

Pyetje: Duke qenë se Lulzim Basha tregoi dje se i ndjek këshillat tuaja që të mos vinte në protestë dhe e ndoqi këshillën tuaj. Cila është këshilla e radhës që do t’i jepje zotit Basha?

Sali Berisha: Ishte një rast i veçantë ai. Nuk do të më pëlqente askush të anatemohej, apo të ndodhej ndonjë gjë. Se ju ishit të kërkim të lajmit, unë e dija.

Pyetje: Ju zoti Berisha thatë pak më parë se Rama është armiku i shqiptarëve, ndërsa mbrëmë në protestë thatë se Edi Rama është armiku im. Ka diçka përtej kësaj deklarate kur thoni se Edi Rama është armiku im, apo ishte një lapsus i juaji?

Sali Berisha: Vetëm vota. Po të kishte qenë problemi personal, kur DASH deklaroi se informacionet për shpalljen e Sali Berishës i kemi marrë nga raporte të qeverisë, unë mund ta shpallja atëherë armik personal dhe mund t’i përgjigjesha, por unë nuk e shpalla. Pse? Jo se nuk e besova Departamentin e Shtetit, por problemi ishte se një kundërshtar mund të çonte 1 mijë raporte dhe detyra jote nuk është të marrësh për bazë raportet e kundërshtarit, por t’i verifikosh. Po të jetë personal, më e rëndë është ajo që ka bërë Edi Rama ndaj meje, ia kam thënë edhe publikisht. Kurse këtu është armik i shqiptarëve për votën. Nuk mund ta pranoj kurrë unë, ka humbur vota. O do kthehet vota, o do të ketë shumë probleme kjo punë. Unë jam ky që jam, u qëndroj në mënyrë absolute, pa asnjë lëkundje atyre që deklaroj. Dhe ta dini se për mua nuk ka asgjë më të rëndësishme në këtë botë se vota e lirë e qytetarëve shqiptarë. Këtë quaj të parën unë. Humbi. Çdo kryeministër po të veprojë, shkatërron demokracinë e vendit të tij. Ka një mekanizëm, e shkatërron me votë. Shkonim ne në Peshkopi, bënim garën, 4 ditë duke ndarë para, herën e fundit, katër ditë duke ndarë para. Le ta bëjnë, le ta provojnë. Nëse ti ecën në këtë mënyrë, revolucioni ka mënyrat e veta pastaj dhe do t’i provoni. Një kryeministër nuk mund të veprojë kurrë në këtë mënyrë, por ai është një autokrat, që merr modelin e Enver Hoxhës. Atë model nuk e pranojmë ne, e kanë hedhur poshtë shqiptarët, historia e shqiptarëve është e dhimbshme shumë.

Pyetje: Ju deklaruat ditën e djeshme që protesta ka si qëllim rrëzimin e Edi Ramës. Ai nuk ka bërë asnjë reagim për protestën. Si e shikoni indiferencën e tij? Mungesë frike që ai ka nga aksioni qeveritar? Apo strategji për të mos i dhënë rëndësi protestës?

Sali Berisha: Dje, po të përgjigjen me një shprehje shqiptarçe, “protesta ia ndau frymën”, thotë populli. Kur themi protesta e la pa fjalë, pa tekst, do të thotë e mahniti. Kur themi protesta ia ndau frymën, e tmerroi. Protesta e tmerroi. Shiheni pak, kishte dalë në një nga anësoret e rrugës dhe çfarë thoshte? Dëgjojeni vetë monologun e tij. Kaluan amerikanët dhe u mahnitën nga rruga, rruga 10 me e gjerë. E tha njëherë. Pastaj për të bindur veten, kaluan prapë amerikanët. Mirë që s’tha do u kërkonte helikopter për të evakuuar. Ata mund të ishin turistë amerikanë, por ç’rëndësi ka? Amerikanët u mahnitën nga rruga 10 m e gjerë. Se ç’kishte ajo rrugë për t’u mahnitur, ai e di.

Pyetje: Në përgjigjet tuaja që sapo dhatë, thatë dy gjëra që nuk shkojnë me njëra-tjetrën. E para, thatë se PD nuk njeh mënyrë tjetër për të ardhur në pushtet përveç votës. Dhe e dyta, po qe se nuk veprohet kështu, revolucioni ka anët e tjera të veta. Cilat janë këto mënyra të tjera?

Sali Berisha: Jo. PD nuk vjen në pushtet me asnjë lloj mënyre tjetër përveçse me votë. Largimi i një qeverie është e njohur. Largimi i monizmit është problemi këtu. Kemi të bëjmë me një monizëm të plotë. Të dalë një njeri dhe të ma kundërshtojë. Ka rënë Kushtetuta. Ka rënë balanca dhe kontrolli i pushteteve. E gjitha kjo ka ardhur prej dhunimit të votës. Dhe këtu unë qëndroj, ky pushtet është i paligjshëm. Nuk ka monizëm të ligjshëm në botë. Ky do të rrëzohet dhe shqiptarët do të votojnë të lirë. Do të gjenden mënyra që të mos mendojë kush kurrë të blejë më votë. Dot ë gjenden mënyra që të mos mendojë kush kurrë që t’ia përdorë tjetrin vendin e punës, të dhënat personale për shantazh dhe presion ose voto, ose do të pushohesh nga puna, ose voto, ose yt vëlla ose motra jote do të pësojnë këtë. Këto do të marrin fund. Këto janë reale, nuk janë shpikur. Kam qenë në pushtet unë, dhe s’ka ndodhur kurrë, s’ka ka shkuar kurrë në mendje të japin të dhënat personale të qytetarëve njerëzve në përdorim.

Pyetje: Ju thoni se do të ketë zgjedhje të lira, do të respektohet vota. Duhet konsensus për këto. Kush do të ulet dhe me kë? Sa kohë është ky ngërç brenda opozitës?

Sali Berisha: Për votën e lirë janë shqiptarët ata që do të vendosin dhe përcaktojnë. Kjo është një betejë jetike dhe vendimtare. Nëse më pyesni pse në vitin 1992-1996 dhe pse në vitet 2007-2014 qytetarët nuk po largoheshin? Sepse votonin të lirë. Gjithçka fillon me votën, ta kemi shumë të qartë. Dhe një kryeministër që vendos të rrëmbejë votën është një demon pushteti, që kërkon pushtetin me çdo kusht për pasurimin e tij dhe ai duhet larguar.

Pyetje: Përcaktimi më sipëror për kundërshtarin politik duke e cilësuar atë armik, ju e thatë, shpesh, gjatë këtyre 24 orëve mund të jetë keqinterpretuar. Por gjatë 24 orëve ka patur edhe njerëz që publikisht e kanë kritikuar lëvizjen tyre, kanë gjetur konsensusin për ta cilësuar si përtej pritshmërive, protestën e një dite më parë. Në personalen me Edi Ramën ju do ta udhëhiqni i vetëm këtë lëvizje? Sepse skepticizmi lidhet me shtresa gri? Do të jetë më e rëndësishme që PD të vijë në pushtet, apo një betejë mes Ramës dhe Berishës?

Sali Berisha: Nëse unë e kam cilësuar armik Edi Ramën, unë pyes këta miq dhe zotërinj, na thoni pak çfarë quhet ai që rrëmben votën? Na e thoni dhe unë jam i gatshëm t’i dëgjoj. Çfarë quhet ai që ngjyen votën me gjak njerëzish? Shkoni dhe merrni numërimin e votave në stadiumin e lojërave me dorë në Elbasan. Tejkalon çdo skenar filmi që mund të keni parë ju për rrëmbimin e votave. Terror. Disa zonja aty të kërcënuara numëronin votat nën tytën e banditëve të qeverisë. Ata që shprehen, u them s’kam asgjë personale. E kam patur, s’e kam shpallur, ka qenë DASH që ka thënë se Edi Rama ka çuar raporte të cilat s’janë publikuar kurrë në Shqipëri. Nuk kam thënë se është armik pse ka shpifur. Shpifësi s’është armik. Kurse ky rrëmben votën, ky është armik i lirisë. Ka fiktivitet, ka mashtrim, ka gënjeshtër. Jo, nuk do të udhëheq vetëm. Ka një Front tani, Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë. Edhe ata zotërinjtë që qortojnë, janë të ftuar të vijnë, të ulen, të diskutojnë, të debatojnë, por shqiptarët nuk i mashtroj. E kam thënë më përpara, nuk ka votë me Edi Ramën, u provua. Pse e thashë? Se s’ka asnjë parim ai. Ai ka frikë, tmerr nga vetja e tij për ato që ka kryer. Ai ka ardhur me votë të lirë në pushtet dhe tani nuk do të ikë nga pushteti. Këta që kritikojnë, i ftoj të bashkohemi në një front të përbashkët. Dhe ta provojnë, do të dëgjohet zëri i tyre apo jo. Sigurisht, pjesa specifike e PD në udhëheqjen e këtij Fronti është më e madhe, sepse janë aksione, por zëri i secilit do të dëgjohet. Por ju e patë që aty ishin oratorë, të barabartë, biles më shumë jo drejtues të partisë, por përfaqësues të grupeve të interesit, të shoqërisë civile, qytetarët. Nuk jam unë që e kam shpallur, Edi Rama u ka shpallur armiqësi shqiptarëve me rrëmbimin e votës.

Pyetje: Shumë e cilësuan protestën shembullore, shumë e kritikuan. Keni një mesazh për Enkelejd Alibeajn apo dhe për një pjesë të deputetëve që vazhdojnë të mos ju njohin si kryetar të PD, por edhe asnjë prej vendimeve që keni marrë deri tani për rithemelimin e partisë? Do të ketë një amnisti për Alibeajn nëse ndryshon qëndrim dhe do t’i bashkohet lëvizjes tuaj?

Sali Berisha: Së pari, nuk do ta identifikoja zotin Alibeaj me deputetët e tjerë të PD. Zoti Alibeaj është mjerisht siç e shihni, një lolo në duart e Taulant Ballës, se Rama nuk ia var, ka ngarkuar Taulantin të merret me të. Dhe ai bën, në mënyrën më të shëmtuar, aktin më të shëmtuar në 30 vite, përfaqësuesin e asaj që nuk përfaqëson asgjë, përveç vetes së tij. Kjo është një lojë nga më të shpifurat e Edi Ramës, loja me Enkelejd Alibeajn. Çfarë e shtyn Enkelejd Alibeajn? Ju garantoj se pa ca kushte që i di vetëm ai, ai në këtë lojë depersonalizuese, por edhe të rrezikshme, se të bëhesh vegël e Edi Ramës në betejën kundër pluralizmit politik, merr mbi supe një gjë shumë të rëndë, një kolaboracionizëm kundër demokracisë që tejkalon çdo limit. Kështu që, duke iu rikthyer statutit të partisë, nuk parashikon përjashtime. Qëndrimet Alibeaj mund t’i përcaktojë vetë, por mendimet dhe opinionet e mia për të, janë këto që shpreha këtu.

Pyetje: E thatë së paku dy herë në fjalën tuaj sot, që ishte Rama që ka çuar në DASH raporte që më pas erdhi edhe non grata juaj. Por kur zoti Rama është kaq i fuqishëm ndikon edhe DASH, si mendoni ju se do ta mundni atë?

Sali Berisha: Pyetje e drejtë. Së pari, kur kam thënë zotin Rama, kam theksuar edhe George Soros. Dhe në letrën që unë i kam dërguar Sekretarit, dy orë pasi ka bërë njoftimin, i them se kjo është vepër e keqinformimit që ka bërë lobimi korruptiv i George Soros dhe Edi Ramës. Së dyti, fuqia e Sali Berishës, e Partisë Demokratike, nga themelimi i saj e deri sot, ka buruar dhe do të burojë, sa të jem në politik, nga ADN-ja e shqiptarëve. Osman, nëse i bëjmë një vështrim, ta imagjinojmë si galeri këtij procesi nga shtatori e deri sot, del e qartë se unë personalisht nuk jam bazuar askund tjetër veçse te ADN-ja e shqiptarëve. Por pse kjo? Unë i besoj asaj shumë, ky është dallimi me të tjerët. Dhe tani, nga atje, fillimi i shtatorit që mund të ishin saç ishim sot në këtë sallë, ose pak më shumë, gjer te sheshi i 7 korrikut, dëshmon se nuk kam gabuar. Unë prapë do të vazhdoj tek ADN-ja e shqiptarëve, duke qenë respektues ndaj miqve, partnerëve, i hapur dhe parësore e mbi të gjitha ngelet ADN-ja e shqiptarëve.

Pyetje: Çfarë do t’u jepni ndryshe shqiptarëve në këtë rikthim tuajin në PD. Duke qenë se gjatë qeveries 2005-2013 ju u larguat me votë dhe ishin 1 milion votat e shqiptarëve që ju larguan nga pushteti. Çfarë mendoni se do t’i bëjë shqiptarët që të votojnë sërish Sali Berishën për të drejtuar Shqipërinë?

Sali Berisha: Mendoj se, në një mandat të ri, Sali Berisha, do t’i bënte shqiptarët të harronin Sali Berishën e dytë. Në një mandat të ri. Pa asnjë dyshim, që do të rivendosnin liritë dhe të drejtat e tyre dhe krahas kësaj do të kishte ndryshime substanciale në gjendjen e tyre ekonomike. Që të marrësh një borxh, siç ka marrë Edi Rama, ne qeverisjen e mëparshme borxhi është rritur 4.4%. Ishte 58.2, shkoi 62.6%. U dyfishuan rrogat dhe pensionet. Në këtë qeverisje, borxhi u rrit nga 62.6% në 107%. Dhe rrogat dhe pensionet, nëse i proporcionon me inflacionin, janë 30-40% më të ulëta. Çfarë do të bënte Sali Berisha? Nuk do të kishte shqiptar në mjerim. Do të kishte një minimum jetik. Do të kishte dyfishim të rrogave dhe pensioneve. Do të kishte, pa asnjë diskutim, një transformim rrënjësor të sistemit të arsimit, shëndetësisë, të jetesës së tyre dhe të dinjitetit të tyre. Nuk do t’ua prekte kush votat atyre. E the bukur ti, ik, votuan kundër, u thash mirupafshim, sepse isha betuar që kurrë një votë të mos i preket kujt. Agjenda ime është liria për shqiptarët. Shqiptarët kështu nuk janë të lirë. Njerëzit që vidhen çdo ditë, njerëzit që nuk votojnë dot, nuk janë të lirë, janë të shpërfillur.

E mbyll me një falenderim tjetër, jo vetëm për ata që ishin të pranishëm, që u morën me organizimin, me gjithçka, por edhe për stafin i cili në seli, por edhe të tjerë bashkëpunëtorë të mi, që ishin shumë të gatshëm të ofronin ndihmën, mbështetjen, idetë e tyre, për suksesin e 7 korrikut dhe u them, së shpejti në ngjarje të tjera të rëndësishme për shqiptarët.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Jemi të vendosur për çdo sakrificë për lirinë e votës, për zgjedhje të lira!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se opozita shqiptarë është e vendosur për çdo …

Leave a Reply