Fuqia e Sali Berishës dhe e PD-së buron e do burojë nga ADN-ja e shqiptarëve

Fuqia e Sali Berishës, e PD-së, nga themelimi i saj deri më sot, do burojë dhe do burojë nga ADN-ja e shqiptarëve.

Që nga shtatori deri më sot, unë jam bazuar vetëm te ADN-ja e shqiptarëve. Unë i besoj shumë asaj.

Nga fillimi i shtatorit kur ishim sa jemi sot në këtë sallë deri te sheshi i 7 korrikut, dëshmon se nuk jam gabuar.

Unë prapë do të vazhdoj te ADN-ja e shqiptarëve, duke qenë respektues ndaj miqve dhe partnerëve. Por parësore mbetet ADN e shqiptarëve.

Berisha: Një mandat i ri do i bëjë shqiptarët të harrojnë Berishën e mandatit të dytë

Një mandat i ri do i bëjë shqiptarët të harrojnë Berishën e mandatit të dytë. Një mandat i ri, do rivendosë liritë dhe të drejtat e tyre.

Krahas kësaj, do ketë ndryshime substanciale në ekonominë e tyre.

Të marrësh një borxh siç ka marrë Edi Ramën, borxhi është rritur në qeverinë e mëparshme me 4.4 përqind. U dyfishuan rrogat e pensionet.

Në këtë qeverisje, borxhi u rrit nga 62 përqind në 107 dhe rrogat janë 30 përqind më të ulëta.

Sali Berisha do i nxirrte shqiptarët nga varfëria, do kishte rritje të pagave dhe pensioneve, do kishte një transformim rrënjësor të sistemit të arsimit, të shëndetësisë, të jetesës së tyre dhe të dinjitetit të tyre. Nuk do prekej vota e tyre.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply