Kush i pa thjesht si numra, ka lënë peng shpirtin!

Nga Gent STRAZIMIRI

Ishin vërtetë SHUMË, si pak herë të tjera!

Gjithësesi, cilido që i sheh vetëm si numra, (veçanërisht kur paguhet për t’i përfaqësuar në betejë dhe pretendon se i përfaqëson ende), vetë, nuk është më as numër…

Cilido që i këshillon “të ndryshojnë mendje” se kështu “nuk ia dalin dot asnjëherë”, nuk ka kuptuar që t’i përfaqësosh do të thotë t’u kuptosh hallin, nevojën, aspiratën, t’i ndjesh si pjesë tënden e të ndjehesh pjesë e tyre…

Cilido që përpiqet t’i dekurajojë duke u treguar si pengesë a kërcënim dyer ambasadash, apo që u rekomandon ta kërkojnë lirinë e dinjitetin në rezidenca ambasadorësh, thjesht dëshmon se është i padenjë për t’i përfaqësuar si në halle, ashtu edhe në ëndrra…

Cilido që jeton në dilemën nëse liria e dinjiteti fitohet në betejë si ata, me ata, apo në pritje të një fjale të mirë nga një ambasador… bën mirë që ndjehet mish i huaj mes tyre!!!

Cilido që mendon se me ata e fiton davanë me “vendim gjyqi”, “procedura legale” apo gjyqtarë të qeverisë, ka dalë përballë tyre si Edi Rama, dhe bashkë me Edi Ramën është vetëdepozituar në magazinën e turpit, sepse ata kanë fituar që dje!!!

Kanë fituar jo thjeshtë sepse ishin SHUMË, por se NUK DORËZOHEN edhe kur gjithçka duket e kotë!!!

Cilido që dje nuk u frymëzua deri në fund të shpirtit nga stoiçizmi i tyre, por thjesht i pa si numra që janë realizuar edhe më parë, thjesht ka lënë peng diku, veç të tjerash, edhe shpirtin!!

Cilitdo që ka lënë peng shpirtin, nuk i bën më derman as Zoti, sepse Zoti është shpirt… si ata!

Kaq!

About Redaksia

Check Also

1200 kryevepra në një muaj! Çfarë do më tepër ky popull?

Nga Lutfi DERVISHI Në një përpjekje të pafundme për të qëndruar në kontakt me qytetarët, qeveria …

Leave a Reply