PD përshëndet reagimin e OSBE-së për lirinë e medias, Zhupa: Edi Rama po cënon fjalën e lirë

· PD përshëndet reagimin e OSBE-së për lirinë e medias, Zhupa: PD në krah të gazetarëve, Edi Rama po cënon fjalën e lirë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETJA INA ZHUPA

Partia Demokratike përshëndet reagimin e OSBE për Lirinë e Medias, të publikuar dje pak para protestës së 7 korrikut.

Theksi që OSBE vendos mbi të drejtën e gazetarëve “për të kërkuar, marrë dhe ndarë informacionin që kanë zyrtarët publikë”, është mesazh i hapur alarmi pas shkeljeve të fundit brutale të lirisë së gazetarëve nga kryeministri Rama.

Partia Demokratike ka denoncuar pa ndërprerje, dhe do ta vazhdojë te denoncojë kundërvajtjet seriale të këtij armiku të lirisë së shtypit dhe gazetarëve të pavarur në Shqipëri.

Ne vëmë theksin te rëndësia e reagimeve të tilla dhe u bëjmë thirrje të bëjnë të njëjtën gjë dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

Edi Rama luan në Shqipëri mikun e ndërkombëtarëve, por miqtë e vendit tonë nuk duhet të lejojnë që, në emrin e tyre të flasë dikush që ia nxin faqen si atyre, ashtu edhe Shqipërisë.

Pika e fundit e deklaratës së OSBE, është gjithashtu e rëndësishme: Nuk ka siguri pa liri të medias.

Ne theksojmë se pa liri të medias nuk ka siguri, transparencë dhe as votë të lirë.

Edi Rama i ka cënuar të gjithë këta përbërës të demokracisë dhe për këtë nuk duhet heshtur.

Partia Demokratike përshëndet edhe njëherë qëndrimin e OSBE, dhe u bën me dije gazetarëve se do të jetë në krah të tyre, dhe kundër të gjithë kërcënuesve të lirisë së medias.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply