Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim online me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Mediat serbe shkruajnë se është folur për takimin e ardhshëm dhe panairin e verës dhe ushqimit që do të mbahet në Beograd gjatë shtatorit, organizuar nga Open Balkan. Fillimisht pritet që të ngrihet grupi i punës në Tiranë dhe më pas do të diskutohet për një datë të saktë të panairit që pritet të mbahet në Beograd.
“Ne ramë dakord që ky manifestim i madh dhe unik, i cili besojmë se do të kthehet në një traditë të mirë miqësore, është gjithashtu një promovim i jashtëzakonshëm i tre vendeve tona, por edhe një mundësi për prodhuesit nga rajoni që të bashkohen dhe të prezantojnë produktet e tyre më të mira dhe ekskluzive. “BALLKANI I HAPUR SHPEJTON PROCESIN E QASJES NE BE” Kryeministri holandez mbështeti integrimin europian të Ballkanit Perëndimor dhe më pas Rama telefonoi dhe zbuloi qëndrimin e tij ndaj Serbisë. Është rënë dakord për një takim të Grupit të Punës, i cili do të mbahet në Tiranë në mes të korrikut, ku do të diskutohet bashkëpunimi në fushën e energjisë, sigurisë ushqimore dhe financave,”- shkruhet në artikull.