Berisha: Rama nuk ka shpëtim, do të rrëzohet

Kreu i PD, Sali Berisha, i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Open” u shpreh i bindur se skandali i inceneratorëve do ta rrëzojë këtë qeveri.

I pyetur nga Drejtori Informativ i News24, Robert Rakipllari, Berisha tha se po ndërgjegjësohet populli, dhe do të jenë pikërisht ata që do ta largojnë Edi Ramën nga drejtimi i vendit

Pjesë nga biseda në “Open”:

Robert Rakipllari: Skandali i inceneratorëve, mund të rrëzonte 7 qeveri, pse kësaj qeveria nuk i ndodh asgjë?

Sali Berisha: Ky skandal do e rrëzojë këtë qeveri, ky popull do ta rrëzojë këtë qeveri. Po ndërgjegjësojmë, po përpiqemi të ndërgjegjësojmë shqiptarët, por të jesh i sigurt që ky skandal do e djegë këtë qeveri, ai ka vënë firmën aty… edhe ky SPAK nuk e shpëton dot, kjo nuk kalohet. Po e çojnë vendin drejt një pasigurie të jashtëzakonshme. Imagjinoni, nëse lexoni aktakuzën e Kokës, shkruan në krye ‘është bërë prokurim në kundërshtim me ligjet’, por ky prokurim të çon të Rama, ata në burg janë për çështje krejt të tjera, ky është SPAK, s’guxon… nëse SPAK merrte të pandehur Ramën e të tjerët, qeveria binte dhe krijohej një qeveri tjetër dhe shkohej drejt zgjedhjeve. Kur kjo nuk ndodh atëherë e bëjnë qytetarët. Ta garantoj se do e bëjnë, për këtë s’ka shpëtim Edi Rama.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply