Aktivistja serbe e të drejtave të njeriut: Abazoviç instruktohet nga Beogradi

Vëllimit të madh të reagimeve ndaj deklaratës “kontraverze” të kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i është shtuar edhe ajo e aktivistes për të drejtat e njeriut, Sonja Biserko.

Deklarata e Abazoviq se “gjenocidi nuk është kryer kundër boshnjakëve, por njerëzve” nuk është papjekuri politike, vlerësoi Biserko, por instruksion i marrë nga Beogradi.

Madje, në pikturë edhe më të gjerë, Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Beograd, Sonja Biserko, tha se është pjesë e planit të Dritan Abazoviq për të ngadalësuar rrugën drejt BE-së të Malit të Zi.

“Gjithçka që [Dritan Abazoviq] po bën tani nuk është nga papërvoja politike, por një qëllim për të ndalur Malin e Zi, e cila natyrisht është instruksion i marrë nga Beogradi, dhe ai merr anën e Beogradit, qëllimi i së cilës është ndalimi i përparimit të Malit të Zi drejt BE-së”, ka thënë Biserko, raportoi “Klix”.

Kjo ngase “Mali i Zi është vendi që është më së afërmi në Ballkani Perëndimor [për anëtarësim në BE] dhe në fakt e fut Malin e Zi në një gjendje jostabile”, ka konsideruar aktivistja serbe.

Sonja Biserko konsideron se do të pasojnë zgjedhje të reja deri sa të kristalizohet një vijë e qartë evropiane e vendit.

“Mali i Zi është me fat që tashmë janë anëtar i NATO-s, prandaj edhe s’kanë konflikte të jashtme, por do të ketë destabilitet të brendshëm shumë, e ndoshta edhe dhunë. Mali i Zi mund të jetë duke hyrë në një periudhë destabiliteit dhe anëtarësimi i saj në BE do të shtyhet”, ka thënë mes tjerash Sonja Biserko.

Çfarë tha Abazoviç që ngjalli reagime?

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në fjalimin e tij e artikuloi si gjenocid kundër qenieve njerëzore, duke mos iu referuar si gjenocid kundër një grupi etnik.

“Këto shënjestra të bardha thonë shumë për të gjithë. Gjenocidi nuk u krye kundër boshnjakëve por kundër njerëzve. U krye nga politika e ligësisë, politika e vdekjes, politika e mashtrimit. Për atë duhet t’u japim shans gjërave. Ka shumë gjëra që mundtë ndryshojmë për të mirën, për ripajtim, drejtësi, dhe shans ndaj së vërtetës”, ka thënë Abazoviç.

Deklarata e Abazoviqit u dënua nga politikanë të shumtë, profesorë universiteti, analistë dhe përfaqësues të shoqatave, ndërsa shoqata Nëna e Srebrenicës i bëri thirrje kryeministrit të Malit të Zi që t’u kërkojë falje të gjitha viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

Kryeministri Abazoviç, gjatë fjalimit të tij para përfaqësuesve të mediave në Potoçari, u përpoq të shpjegojë deklaratën e diskutueshme.

“Jo, unë kisha një deklaratë që gjenocidin e bënë politikanët dhe politikanët krijojnë gjithçka dhe politikanët krijojnë të keqen dhe vrasin njerëz, dhe ushtria e ekzekuton atë në emër të politikës. Që të dimë se kush është fajtori i vërtetë, kush janë ata që kanë dhënë urdhëra”, tha Abazovic.

About Redaksia

Check Also

Durimi ka një kufi, le të lëshojmë përpara zemërimin e ligjshëm për shpëtimin e Tiranës!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, iu drejtua qytetarëve për të lëshuar përpara atë që e …

Leave a Reply