Berisha tregon debatet me Bashën për rrëzimin e Ramës, pse hezitonte

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zbuluar një bisedë që ka zhvilluar me Lulzim Bashën, kur ky i fundit ishte kryetar i PD-së.

I ftuar në “Open’, Berisha tregoi se e këshilloi që të ndjekë modelin e Shkupit për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.

“Atë që i kam thënë Bashës, do ta bëj. I kam thënë “ore shiko modeli i Shkupit”. Çfarë ndodhi në Shkup? Për tre javë u rrëzua qeveria. “Jo, s’na vijnë”, më tha. “Po, duhet ta provosh”, i thashë. Edi Rama ka bërë mbi 1 mijë protesta gjatë kohës sime. Por, tani protesta kur të fillojë, do të jetë non stop, në mbrojtje të një kauze të drejtë. Unë them se do të fitojmë, nuk ka asnjë diskutim. Nëse unë i jam shkas Edi Ramës, le ta bëjë 100 herë këtë. Shkaku është vota”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Malaj paralajmëron Ballën për protestat/ Po i hidhni benzinë zjarrit

Arben MALAJ Profesor Servet Pellumbi një prej ikonave të PS dhe të majtës shqiptare argumentonte …

Leave a Reply