Paris Saint-Germaini raportohet se ka nisur bisedimet për transferimin e Cristiano Ronaldos. PSG-ja mendohet të jetë një nga klubet që mund të përballojnë transferimin e Ronaldos. Dhe, sipas gazetarit nga Portugalia, Pedro Almeida, kampionët e Ligue 1 janë në bisedime për një lëvizje.
Almeida pretendon se drejtori sportiv i PSG-së, Luis Campos, ka folur me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes, për të shprehur idenë e një lëvizjeje të 37-vjeçarit në “Parc des Princes”.
Një transferim i tillë do ta bashkonte Ronaldon me Lionel Messin, Kylian Mbappen dhe Neymarin, megjithëse ky i fundit vazhdon të lidhet me një largim.
Kujtojmë se pesë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk është i përfshirë në listën përfundimtare të Manchester Unitedit për të udhëtuar në Tajlandë për përgatitjet para-sezonale dhe mundësia e largimit të tij vlerësohet se është shumë e madhe.
Mbetet të shihet në vazhdim se cili do të jetë klubi i ri i Cristiano Ronaldos, për të cilin interesim serioz ka shprehur edhe Chelsea.